• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mediu’/ A mund të rikthehet për gjykim Basha për Rrugën e Kombit? Disa pikat e përbashkëta mes dosjes ‘Gërdeci’ e ‘Durrës-Kukës’

by Java News
25/01/2023 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë, me vendim të datës 12 dhjetor 2021, ka vendosur një precedent për rastin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut, duke konkluduar se nuk ekziston më parashkrimi i ndjekjes penale për një vepër penale, kur për personin e dyshuar ka nisur ndjekja penale brenda afatit të parashkrimit si dhe në kushtet kur për personin nuk ka një vendim të formës së prerë fajësie apo pafajësie.

Sipas Gjykatës së Lartë nuk konsiderohet e gjykuar një dosje, kur gjykata ka vendosur pushimin e çështjes për procedurë, pra ku nuk ka proces gjykimi. Gjykata e Lartë ka konfirmuar arsyetimin e Apelit sipas të cilit afatet e parashkrimit veprojnë vetëm kur presoni nuk është marrë i pandehur. Pra, afati i parashkrimit ndërpritet në momentin e marrjes së personit të pandehur. Me këtë arsyetim, Gjykata e Lartë i hapi rrugë SPAK-ut të marrë të pandehur Fatmir Mediun dhe ta dërgojë para gjykatës për rolin e tij në korrupsionin shtetëror në Gërdec, me pasojë 26 të vdekur.

Po a rrezikon ky precedent edhe pozitat e Lulzim Bashës, i cili ashtu si Fatmir Mediu, i shpëtoi gjykimit me procedurë për dosjen e rrugës Durrës-Kukës?

Pavarësisht shkaqeve dhe alibive të ndryshme, si dosja e Lulzim Bashës, ashtu edhe dosja e Fatmir Mediut, u mbyllën nga Gjykata e Lartë me procedurë, pa kaluar në gjykim. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohej për shpërdorim detyre të dyfishtë, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Ish ministri i Transporteve, Lulzim Basha, akuzohej nga Prokuroria e Përgjithshme për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim.

Në 14 shtator të vitit 2009, Gjykata e Lartë mbylli dosjen për Fatmir Mediun, me argumentin se Mediu ishte zgjedhur sërish deputet në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 dhe si i tillë kishte imunitet, ku për pasojë nuk mund të gjykohej.

Në 10 prill 2009, Gjykata e Lartë pushoi çështjen në ngarkim të Lulzim Bashës, duke rrëzuar si të pavlefshme dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi prokuroria kishte kryer veprime përtej afatit dhe në kushtet kur gjykatat kishin rrëzuar kërkesën e prokurorit për zgjatjen e hetimeve me një muaj. Konkretisht, prokuroria i kishte dërguar jashtë afatit dosjen hetimore Lulzim Bashës për t’u njohur më të.

Si ndaj Lulzim Bashës, ashtu edhe ndaj Fatmir Mediut, ndjekja penale ka nisur brenda afateve. Në të dy rastet, pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe bindjes për konsumimin e veprave penale, Prokuroria e Përgjithshme ka çuar dosjet për gjykim në Gjykatën e Lartë. Por, si në rastin e Bashës, ashtu edhe të Mediut, Gjykata e Lartë nuk ka lejuar nisjen e shqyrtimit gjyqësor të akuzave, por ka pushtuar çështjet.

Si Lulzim Basha, ashtu edhe Fatmir Mediu, nuk kanë sot një vendim pafajësia, dhe kjo është arsyeja se pse SPAK do të çojë Fatmir Mediun para Gjykatës së Posaçme pas 14 vitesh. Mbetet në vlerësimin e SPAK-ut nëse ka hapësira ligjore dhe rrethana për të rikativizuar dosjen e penale të Lulzim Bashës, ashtu si çështjen e Fatmir Mediut./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Rezultatet e Maturës shtetërore/ Dalin notat e provimit të Gjuhës Shqipe, mesatarja në shkallë vendi

Rregullorja/ Si do përgatiten tezat e provimeve të Maturës Shtetërore, pyetjet do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In