• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediet ndërkombëtare jehonë vendimit për mbylljen e kazinove dhe lotove në zonat urbane

by Java News
10/10/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe sot mediet e huaja i kanë bërë jehonë vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e të gjitha kazinove elektronike deri më 31 dhjetor të këtij viti. Me titullin ”Shqipëria shpërngul kazinotë dhe pikat e basteve në periferitë e qyteteve”, gazeta e njohur amerikane ”New York Times” thekson se ky operacion do të përfundojë më 31 dhjetor, raporton ata.

”Rrugët e qyteteve të Shqipërisë, një nga vendet më të varfra në Europë, janë të mbushura me pika bastesh”, shkruan prestigjiozja britanike ”Daily Mail”.

”Kryeministri Rama thotë se, edhe pse numri i kazinove ka rënë në 20 nga 40 në vitin 2013, taksa e qeverisë është rritur në 54 milionë dollarë nga 37 milionë dollarë në vitin 2013”, thekson ”Daily Mail”.

”Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se nga 1 janari 2019 ‘të gjitha kazinotë në Shqipëri do të mbyllen, gjithashtu edhe bastet sportive me kuaj, qenë apo çdo lloj kafshe tjetër”, shkruan ocna.com, faqe e specializuar informative për Ballkanin.

“Lotaria Kombëtare nuk do të ketë elementë të kazinove elektronike”, shton ocna.com.

”Qeveria shqiptare do të mbyllë të gjitha kazinotë dhe bastet sportive në zonat rezidenciale për të mos lejuar përhapjen e tyre, sidomos në kryeqytetin Tiranë”, shkruan gazeta amerikane ”Valdosta Daily Times”.

”Qendrat e basteve sportive në zonat urbane në Shqipëri do të mbyllen deri më 31 dhjetor. Ligji parashikon mbylljen e kazinove apo transferimin e tyre në periferitë urbane nga 1 janari i ardhshëm. Por, Rama ka thënë se i njëjti fat do të rezervohet edhe për qendrat e lojërave sportive, të përhapur kohët e fundit me shpejtësi në të gjithë vendin, të njohura si pika bastesh”, shkruan jamma.it, portali i njohur italian.

”Në Shqipëri ekzistojnë aktualisht 20 kompani bastesh dhe lojërash fati dhe prej tyre arkëtohen 54 milionë dollarë çdo vit”, thekson jamma.

”Rama paralajmëroi edhe median se, nëse ajo nuk ndalon transmetimin e reklamave për bastet sportive, do të mbyllen me forcë”, njofton faqja informative amerikane voiceofalexandria.com.

”Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi se nga data 1 janar 2019 nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet lojërat e fatit dhe qendrat e basteve sportive në rrugët e qyteteve të banuara të Shqipërisë, një nga vendet më të varfra në Europë”, shkruan fntalk.com.

”Rama thotë se megjithëse numri i kazinove ka rënë në 20 nga 40 në vitin 2013, të ardhurat e taksave nga bixhozi të qeverisë janë rritur në 54 milionë dollarë (47 milionë euro) nga 37 milionë dollarë (32 milionë euro) pesë vjet më parë”, shkruan reportcasinos.com.

Rama paralajmëroi gjithashtu se nëse media nuk ndalon reklamimin ilegal të lojërave të fatit do të “mbyllen me forcë”, thekson calvinayre.com.

‘’Komisioni i Lojërave të Fatit deri më 31 dhjetor, duhet të përgatisë një “regjim të ri” që do të licencojë dhe kontrollojë aktivitetin e lojërave të fatit në distancë nëpërmjet internetit”, theksoi kryeministri Rama”, shkruan ”The Daily Payoff”.

ma.me

Next Post
Universiteti i Vlorës, rrezikojnë mbylljen 4 degë

Universiteti i Vlorës, rrezikojnë mbylljen 4 degë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In