Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për t’i bllokuar llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion.
Lajmi bëhet i ditur ga portali maqedonas “Ohridsky”, i cili duke cituar një diplomat amerikan e thekson se këtë rekomandim Uashingtoni ia ka dhënë edhe Brukselit, respektivisht të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Bllokimi i llogarive dhe pronave të krerëve të politikës dhe biznesit në Maqedoni, sipas të njëjtit burim, do të zgjasë deri sa në vend të krijohet klimë e qëndrueshme politiko-ekonomike dhe “deri në lirimin e organeve gjyqësore nga kthetrat e politikanëve”.









