Mediat në Suedi raportojnë për vdekje misterioze të Jim Backlund. Menaxheri i kazinosë së vetme legale në Shqipërisë, u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Tiranë.
Tabloidi “Aftonbladet” raporton se, Policia në Tiranë ka nisur hetimet për këtë vdekje. Konfirmimin për këtë ata e marrin nga zyra për informacion në Ministrinë e Jashtme. Suedezi rreth të 40-ve jetonte në një apartament me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Sipas raporteve të para thuhet se ai ka rënë nga një lartësi e madhe. Policia u njoftua për atë që kishte ndodhur nga bashkëshortja e tij. Ministria e Jashtme e Suedisë ka marrë informacion mbi këtë ngjarje.
Backlund jetonte në Shqipëri që prej vitit 2008, ku punonte si kreu i një kazinoje. Panorama










