• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mediat sociale ‘pushtojnë’ edhe ndërmarrjet shqiptare, ja sa kohë shpenzohet në internet

by Java News
13/07/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërmarrjet që e kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2016, përfaqësojnë 95,6 % të ndërmarrjeve ekonomike, nga 95,0 % që ishte në 2015, sipas gjetjeve tw INSTAT nw raportin e fundit “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në Ndërmarrje”.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube etj.) është përdorur në 38,9 % e ndërmarrjeve.

Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 28,0 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me 2015, raporton Monitor.

Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 8,6 % dhe në aktivitetin e ndërtimit me 16,8 %. Kompjuterat janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 71,1 %, pasuar nga shërbimet administrative dhe mbështetëse me 64,6 % dhe punonjësit në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 61,7 %.

Përqindja e ndërmarrjeve që kanë akses në internet është 96,8 %, e totalit të ndërmarrjeve që përdorin kompjuter, duke u rritur me 0,6 %, krahasuar me vitin 2015. Përqindja e përdorimit të kompjuterit me akses në internet nga ndërmarrjet në Shqipëri është 0,2 % më e ulët krahasuar me mesataren e vendeve anëtare të BE-së (97%).

Lidhja në internet ka qenë kryesisht e tipit DSL ose të tjera broadbandi, në 84,5 % të ndërmarrjeve. Shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit, në 50,7 % të ndërmarrjeve, është nga 2-10 Mbit/s, duke u ulur me 13,3 %, në krahasim me vitin 2015. Ndërsa, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është rritur me 7,4 %, krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2016, ndërmarrjet që kanë pasur faqe interneti  janë 51,6 % e totalit. Në 66,1 % të  ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur kataloget e produkteve ose çmimet e tyre.

Në 2016, vetëm 7,1 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën informacion dhe komunikacioni me 24,7 %, pasuar nga transport dhe magazinim me 19,2 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 12,1 %.

Në ndërmarrjet e aktivitetit ndërtim, 2,1 % kanë shitur produkte/shërbime online dhe në ndërmarrjet përpunuese  ky tregues është 4,3 %. Përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë përdorur internetin për të kontaktuar me autoritetet publike, gjatë vitit 2016, ishte 96,7 %, duke e rritur nivelin e ndërveprimit me autoritetet publike nëpërmjet përdorimit të internetit nga 95,2 %, që ishte në vitin 2015.

ma.me

Next Post
Veliaj: Qytetarët të zgjedhin administratorët e pallateve, përfitojnë nga fondet e bashkisë

Veliaj: Qytetarët të zgjedhin administratorët e pallateve, përfitojnë nga fondet e bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In