• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat serioze janë (duhet të jenë!) infrastruktura e demokracisë

by Enver Robelli
05/01/2018 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 4 mars zviceranët votojnë për apo kundër ndërprerjes së financimit për televizionin dhe radion publike. Debati për këtë çështje tashmë është dramatik – dhe nuk ka të bëjë vetëm me Zvicrën. Si duhet të votojnë shqiptarët me shtetësi zvicerane?

Enver Robelli

Armin Wolf është një fenomen. Gazetari austriak moderon emisionin e lajmeve «Zeit im Bild 2» (ZIB). Këtë emision, i cili quhet edhe «banka kombëtare e të akuzuarve», çdo mbrëmje e përcjellin rreth 600 mijë njerëz në Austri. Wolf është aktiv: në Facebook atë e «ndjekin» rreth 300 mijë njerëz, në Twitter rreth 400 mijë.

Misioni i tij është të dëshmojë se edhe në epokën e mediave sociale, digjitalizimit të jetës private e publike, krijimit të mundësive të pakufishme për t’u shprehur, gazetaria e pavarur është më e rëndësishme se kurrë më parë. «Një zgjedhës normal ka pak shanse të gjendet drejtpërdrejtë përballë një politikani.

Shumicën ne i perceptojmë vetëm përmes mediave. Një intervistë e drejtpërdrejtë në televizion është një nga mundësitë e pakta kur gjendesh direkt përballë një politikani dhe mund të shtrosh pyetje.

Unë këtë e bëj në emrin e 600 mijë shikuesve të ZIB 2. Unë përpiqem t’i konfrontojë politikanët me kritikë, vërejtje dhe kundërthëniet në argumentimin e tyre. Në një demokraci politika është e obliguar të legjitimohet», tha Wolf në një intervistë për gazetën zvicerane «Tages Anzeiger».

Shkas i bisedës ishte edhe një referendum në Zvicër, i cili do të mbahet më 4 mars. Atë ditë qytetarët zviceranë do të vendosin nëse janë për apo kundër që t’i ndërpritet financimi televizionit dhe radios publike.

Në lidhje me këtë Wolf thotë: «Në një anketë së fundi e kam parë se iniciativa vërtet mund të pranohet. Kjo do të ishte tamam tragjike. Radiotelevizioni publik është një nga të arriturat e mëdha të civilizimit.

Sidomos në kohërat e krizës së përgjithshme mediale – rënia e të hyrave dhe lajmet e rrejshme – radiotelevizioni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Nëse një demokraci e supercivilizuar si ajo e Zvicrës e zhbën radiotelevizionin publik, ky do të ishte një sinjal tragjik. Dhe për mua do të ishte komplet e pakuptueshme».

Në Zvicër radiotelevizioni publik gjendet nën presion nga qarqet e djathta dhe nga miliarderi Christoph Blocher, i cili viteve të fundit ka blerë disa media dhe e ka shtuar dukshëm ndikimin në debatet publike.

Një përpjekje e tij për të futur nën kontroll edhe gazetën me traditë «Neue Zürcher Zeitung» ka dështuar, por nën kryeredaktorin e ri kjo e përditshme çdo ditë e më shumë po noton në ujëra të turbullta të së djathtës agresive.

Austriaku Wolf është i mendimit se mediat serioze janë infrastruktura e demokracisë. Këtë e garanton radiotelevizioni publik i Zvicrës, i cili edhe politikanët e djathtë i ballafaqon me pyetje kritike, qëndrime të kundërta, me fakte të verifikuara. Një gjë e tillë nuk u pëlqen politikanëve, sidomos jo atyre popullistë.

Nëse ndërpritet financimi, atëherë radiotelevizioni publik i Zvicrës duhet të mbyllet ose të reduktohet në mënyrë masive. Prej 6 mijë punëtorëve me gjasë vetëm një numër i vogël do të ruanin vendet e tyre të punës.

Pastaj Blocherit dhe popullistëve të tjerë si dhe mediave të financuara prej tyre do t’u hapej rruga që propagandën e tyre ta përhapnin kryesisht pa kundërargumente.

Në krahasim me viset tona shqiptare, ku televizionet publike janë vetëm zyra qeveritare për fushata e dezinformata, në vende me demokraci të përparuar si Zvicra apo Austria radiotelevizioni publik ende mbetet bastion kundër demagogëve të djathtë, por edhe të majtë.

Qeveria e Zvicrës ka theksuar se pranimi i iniciativës për ndërprerjen e financimit të radios dhe televizionit publik do të mbyllte dyert e këtij institucioni.

Pasojat do të ishn fatale. Mediumi publik në Zvicër emiton në katër gjuhë (gjermanisht, frëngisht, italisht dhe në gjuhën retoromane), andaj është i rëndësishëm për unitetin e vendit. Me mbylljen e televizionit dhe radios do të zbehej dukshëm edhe koloriti medial në Zvicër.

Në Zvicër ekziston një obligim ligjor që të gjitha amvisëritë të paguajnë pak më shumë se 300 euro në vit për mediat publike.

Kjo i bie: më pak se një euro në ditë. Për një vend aq të pasur si Zvicra një shumë e tillë ditore është simbolike. Kështu do të pengohej edhe «berlusconizimi» i Zvicrës: si në Itali, ku Silvio Berlusconi me mediat e tij e ka ndotur botën mediale, ky proces do të përshpejtohej edhe në Zvicër përmes Blocherit.

Çfarë ka të bëjë kjo iniciativë me shqiptarët e Zvicrës? Në shkim të parë asgjë. Por në të vërtetë ka të bëjë shumë. Mediat publike raportojnë shpesh për problemet e komunitetit shqiptar, prezantojnë shembuj pozitivë, ofrojnë kronika nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Televizoni publik ka angazhuar dy gazetarë shqiptarë si bashkëpunëtorë në rajon – Una Hajdari në Prishtinë, Idro Seferi në Beograd. Në rast se ndërpritet financimi i televizionit të Zvicrës, raportimet nga dhe për shqiptarët me gjasë do të zhduken, së paku nuk do të ekzistojnë në formën siç kanë ekzistuar deri më tani.

Rrjedhimisht, më 4 mars është në interes edhe të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera në Zvicër që të hedhin poshtë këtë nismë. Ajo quhet: «No Billag» (Jo Billag).

Billag është zyra që mbledh taksën (parapagimin) për radiotelevizionin e Zvicrës. Një «jo» për «No Billag» është përgjigjja e duhur.

Next Post
Gjirokastër/Një pallat 5 katësh rrezikon shembjen, 25 familje braktisin shtëpitë

Gjirokastër/Një pallat 5 katësh rrezikon shembjen, 25 familje braktisin shtëpitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

December 18, 2025
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

December 18, 2025
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

December 18, 2025
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

December 18, 2025
Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

Publikohet shkaku i vdekjes së çiftit Reiner, djali vrasës paraqitet për herë të parë në gjykatë

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In