Në Serbi duket se ka nisur festa pas fitores së Portugalisë kundër Shqipërisë.
Mediat kanë ironizuar me humbjen e kombëtares shqiptare kundër Portugalisë.
“Veloso hesht Elbasanin. Futbollistët e Portugalisë e kanë mposhtur Shqipërinë 1:0, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian”, shkruan “B92”.
“Shqipëria tani duhet të mposhtë Serbinë, sepse është heshtur nga Portugalia në Elbasan, në minutën e 92-të”, thekson “Kurir”.
Shqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Evropianin “Franca 2016” duke u mposhtur me rezultat minimal prej 1:0 kundër Portugalisë. /Telegrafi/