Mediat serbe e kanë ndjekur me interes vizitën në Prishtinë të Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ato janë ndalur te deklarata e Cakaj në konferencën me homologun Konjufca, ku tha se i kishte propozuar Prishtinës që të fillonte një fushatë për të njohur shtetin e pavarur të Kosovës përmes mjeteve të përbashkëta financiare.
“Marrëveshja e parë është që duhet të mblidhemi së bashku që shumë shpejt të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë për lobimin e njohjes së Kosovës ne kemi qenë zëri i Republikës së Kosovës prej Asamblesë së Përgjithshme e deri në qarqet e BE-së.
Marrëveshja e dytë është marrëveshja për transmetimin e përvojave në procesin e screening duke e pasur Shqipëria këtë përvojë shpreh gatishmërinë e saj ta transmetoj tek Republika e Kosovës në mënyrë që të rrisë kapacitetet vepruese dhe efektivitetin e institucioneve të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Cakaj. /e.s/