Mediat serbe kanë nxituar të komentojnë vizitën e kryeministrit të tyre Aleksandër Vuçiç në Tiranë si dhe fjalën e thënë prej tij në konferencën e përbashkët për shtyp.
Blic: Vuçiç tha se Kosova e Metohia është pjesë e padiskutueshme e Serbisë
Blic i mëshon faktit se Vuçiç tha se jam krenar që jam i pari kryeministër serb që vizitova Shqipërinë, por Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë. Ata citojnë faktin e intonimit të himnit serb, por edhe e masave të jashtëzakonshme të sigurisë.
Blic e quan Bllokada e Tiranës pasqyrimin e medias
BLIC ka komentuar të gjithë ballinat e gazetave shqiptare dhe e ka hapur me DITË-n që ka një karikaturë të dy kryeministrave dhe një dron, duke thënë se kjo ishte bllokada e medias shqiptare.
Politika: Vuçiç, Kosova nuk diskutohet që është e jona
Politika vlerëson njësoj vizitën e parë të një kryeministri serb dhe citon Vuçiç duke thënë se Kosova nuk është vënë fare në diskutim nga pala serbe se është pjesë e Republikës.
Kurir i referohet Vuçiç: “Ne e konsiderojmë Kosovën, territorin tonë”, por le të flasim për ekonomi
Me fjalinë e konferencës për shtyp mes dy kryeministrave se: “Ne e konsiderojmë Kosovën si territorin tonë, ndërsa Shqipëria mendon se Kosova është e pavarur”, hapet lajmi i Kurir.









