• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mediat ruse tregojnë gishtin nga Trump: Presidenti amerikan, përhapës i koronavirusit

by Java News
07/02/2020 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përhapja e koronavirusit në Kinë ka siguruar terren pjellor për lulëzimin e teorive të komplotit dhe dezinformimin kudo në internet, por në Rusi ato po përhapen edhe në programe dhe edicionet e lajmeve ‘prime time’.

TV rus është gjithashtu unik për të pasur një ndikim të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm në popullatë.

Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, ‘Channel One’, madje ka nisur një slot të rregullt kushtuar teorive të komplotit të koronavirusit në programin kryesor të lajmeve të mbrëmjes, ‘Vremya’ (‘Koha’).

Stili i raportimit të lajmeve është i paqartë por me mjaftë teori komploti, të cilat në mënyrën si prezantohen, lënë te shikuesi përshtypjen se ato përmbajnë një doze të madhe të të vërtetës.

Një nga fjalët më të përdorura nga ‘Vremya’ kohët e fundit është “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, dhe duke përdorur shpesh fjalën Koronavirus, lajmi i fundit i TV ka bindur mjaftë njerëz se Donald Trump ka lidhje të padiskutueshme me virusin vrastar. Pse? Sepse ai dikur ka organizuar konkurset e bukurisë në të cilat fitueses i vendosej në kokë një Koronë (Kurorë)

Në fakt, shkencëtarët e quajtën virusin korona për shkak të formës së saj si kurorë, por prezantuesi i ‘Vremya’ thotë se teoria e fundit mbi Trump nuk duhet hedhur poshtë.

Kontrollet e gjakut për zyrtarët

Larg ekraneve televizive, shpërthimi i koronavirusit duket se po shkakton shqetësim serioz midis zyrtarëve rusë.

E përditshmja ruse ‘Vedomosti’ raporton se Kremlini ka nisur të kontrollojë tre here në ditë teperaturat trupore të Presidentit Vladimir Putin dhe zëdhënësit Dmitry Peskov. /e.s/

Next Post
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In