• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat: Qoka e radhës e Ilir Metës, nënshtetësi VIP me kriter anëtarësimin në partinë e Haradinajt

by Java News
31/10/2020 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali shqiptarja.com ka publikuar një tjetër shkrim të gazetarit Adriatik Doci për dhënien e nënshtetësisë nga ana e presidentit Ilir Meta. Kësaj here bëhet fjalë për Leonora Recaj nga Kosova, me profesion avokate, të cilës Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11426, datë 10 shkurt  2020.

Më poshtë do të gjeni shkrimin e plot.

Nga Adriatik Doci 

Të anëtarësohesh në partitë miqve të presidentit Ilir Meta në Kosovë, përfshin në paketë edhe marrjen e nënshtetësisë shqiptare, pa plotësuar kushtet, madje si personalitet dhe aset kombëtar. Ky është një nga kriteret dhe standardet ku është bazuar Ilir Meta, në dhënien e shtetësive të veçanta personave, të cilët Presidenca pretendon se janë heronj, familje dëshmorësh dhe personalitete. Bëhet fjalë për Leonora Recaj nga Kosova, me profesion avokate, të cilës Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11426, datë 10 shkurt  2020.

Po çfarë e bëri të veçantë Leonora Recajn për të marrë nënshtetësinë shqiptare si ‘aset kombëtar’, duke vënë në lëvizje Ilir Metën, kur në Kosovë ka me dhjetëra avokatë, të cilët nuk mund të konsiderohen personalitete të kombit?! Pas saj fshihet ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i ka kërkuar Ilir Metës ta pajisë me shtetësi VIP, ndërsa Meta, nuk është menduar gjatë, duke firmosur qokën e radhës. Haradinaj është vënë në lëvizje pasi Leonora Recajn i është bashkuar partisë së drejtuar prej tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në 23 gusht të vitit 2019.

Bashkimi i Recajt me AAK, është komentuar nga vetë Haradinaj, duke e paraqitur si një ngjarje të rëndësishme. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti e vlerave dhe e hapur për idetë e reja kreative, që e transformojnë shoqërinë dhe forcojnë shtetin tonë. Aleanca po merr mbështetje të fuqishme, që dëshmon rritjen e besimit qytetarë në konceptin e saj 100% shtet. Mirënjohje avokates së suksesshme dhe intelektuales, Leonora Rrecaj, që ka zgjedhur t’i bashkohet vizionit të AAK-së”, ka shkruante Haradinaj.

Dhe për Leonora Recajn nuk ka vonuar ‘shpërblimi’. Në 15 nëntor 2019, Konsullata e Kosovës në Tiranë, i përcjellë dokumentet Presidentit Ilir Meta, për t’i dhënë shtetësi të veçantë Leonora Recajt. Dokumentet janë dërguar nga qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme. Referuar kërkesës së Konsullatës drejtuar Metës, rezulton se pjesë e dosjes është edhe kërkesa e Ramush Haradinajt për Metën, për dhënien e shtetësisë znj. Recaj.

“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Shqipëri i paraqet komplimentet e saj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ka nderin të përcjellë dokumentet për shtetësi të Republikës së Shqipërisë për znj. Leonora Recaj. Dokumentet për këtë person janë si më poshtë vijon: Letra e kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, drejtuar z. Ilir Meta. Kërkesën për shtetësi. Certifikata e lindje e lindjes. Ekstrat i regjistrit të gjendjes civile. Deklarata për bashkësinë familjare. Certifikatë nga gjykata themelore. Kopje të kartës së identitetit”, thuhet në shkresë.

Tre muaj më pas Meta ka firmosur dekretin. Ky është rasti i dytë i dokumentuar nga Shqiptarja.com, ku militantë të partisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, kanë përfituar nënshtetësi shqiptare në formë të privilegjuar, me firmë të Ilir Metës. Rasti tjetër është ai i Valdete Bekteshi, e cila ka marrë shtetësinë shqiptare nga Ilir Meta, me kërkesë të Ramush Haradinajt, me motivacionin se kujdeset vetë për familjen dhe se është militante e partisë së tij.

Meta i ka bazuar këto dekrete në pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, pikë e cila parashikon që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”. Në këtë formë Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë 419 personave nga Arabia, Afrika, Turqia, Ukraina dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.

Nga një investigim i Shqiptarja.com, rezulton se 90 % e këtyre personave jo vetëm që nuk janë asete kombëtare, por një pjesë e tyre janë dënuar për krime të rënda dhe korrupsion. I tillë është rasti i Arsim Ramadanit, i dënuar me 30 vjet burg me vendim të formës së prerë për vrasjen e një familje me pesë anëtarë, me të tillëve tre fëmijë.

I pazakontë është edhe rasti i futbollistit afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i pajisur me shtetësi VIP nga Ilir Meta brenda tetë orëve, duke injoruar zbatimin e protokollove të sigurisë. Kur Meta i dha shtetësinë, Cobbina ishte marrë i pandehur si falsifikator.

Investigimi ka provuar se Presidenti Ilir Meta ka shkelur hapur procedurat në dhënien e shtetësive si përjashtim nga ligji, ndërsa ka abuzuar masivisht me pikën 7 të nenit 9 të ligjit, duke kualifikuar si asete kombëtare persona me të shkuar kriminale, militantë partie, këngëtarë damash etj.

 Kërkesa për t’i dhënë shtetësi Leonora Recajt

Dekreti i Metës për dhënien e shtetësisë shqiptare Leonora Recajt në emër të interesit kombëtar

Leonora Recaj dhe Ramush Haradinaj
Next Post
A po përçahet koalicioni i PD?! Aleatët duan tryezë me Ramën

Aleati i Bashës nuk i kursen kritikat ndaj opozitës: Jo të presë ç’mund të bëjë Rama, por të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In