• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat kroate: Moska po armatos Beogradin me armë të fuqishme

by Java News
25/03/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gazeta kroate “Jutarnji list”, në numrin e sotëm merret me furnizimin e Serbisë me armatim nga Rusia. Ditorja cek marrëveshjen për gjashtë aeroplanë MiG-29, remontin e tyre, por edhe për remontin e katër MiG-ëve të cilat janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Po ashtu, theksohet se me të njëjtën marrëveshje përfshihet edhe dërgimi i 60 mjeteve luftarake. Në tekstin “Dhurata parazgjedhore e Putinit për Vuçiqin: Serbia në krahët rusë”, thuhet se me marrjen e këtij armatimi nga Rusia, Serbia ka nisur seriozisht të përgatisë Ushtrinë.
Gazeta përkujton se marrëveshja e parë është nënshkruar për furnizimin me gjashtë helikopterë të lehtë H145M të “Airbus”-it evropian, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për gjashtë aeroplanët MiG 29, si dhe remontin e tyre dhe katër aeroplanëve tjerë MiG 29. Thuhet se gjysmën e mjeteve të blinduara e përbëjnë 30 tanke T-72S, të cilat kanë blindim më të fortë krahasuar me versionet e mëhershme M84 dhe top të përmirësuar 2A46M. Tanket megjithatë kanë menaxhim më të keq me zjarrin.Në tekst thuhet po ashtu se Ushtria serbe do të ketë rreth 250 tanke, derisa për shembull Gjermania ka 306, ushtria kroate ka vetëm 72 tanke M-84A4 të cilat planifikojnë t’i reduktojnë në 48.Vëmendje në tekst i jepet aeroplanëve MiG-29 SM, të cilët kanë afërsi të bartjes së raketave kundër radarëve H-31P, me rreze veprimi prej rreth 100 kilometra.
Dhe, siç shkruan gazeta, nëse Serbia do të furnizohet me këto raketa, atëherë do të shtojë aftësitë e saja luftarake.“Aeroplanët pritet të arrijnë në Serbi deri në fund të muajit. Për dërgesë gjithçka është gati dhe pritet vetëm nënshkrimi i Vladimir Putinit, gjë e cila do të ndodhë gjatë kohës së vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Moskë”, shkruan “Jutarnji”.
Next Post
VIDEO/ Nata e zjarreve në Kukës, tradita për të pritur Ditën e Verës

Zjarr masiv përgjatë kodrave në rrugën Tiranë-Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In