Tenori shqiptar i famshëm në botë, Saimir Pirgu duket se nuk të ndalur me sukseset e njëpasnjëshme.
Së fundmi, ai ka dhënë shfaqjen e radhës në një prej teatrove më të njohur në Kinë ‘National-Theatre-Concert-Hall’.
Duket se Pirgu është pëlqyer aq shumë sa shfaqja e tij ka bërë jehonë edhe në lajmet vendase.
Konferenca për shtyp që ai ka zhvilluar është komentuar edhe nga spikerja.
Ka qenë vetë tenori që e ka publikuar këtë moment në rrjetet sociale duke marrë sa më shumë komplimenta nga ndjekësit. (Newsbomb)











