• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat: Ivanov nuk do të dekretojë ligjin për gjuhën shqipe

by Java News
14/01/2018 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Gjorgje Ivanov nuk do ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Një burim i afërt me kabinetin e presidentit Ivanov tha për INA se është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj.

“Është mëse e qartë se presidenti Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët. Ky vendim është i qartë dhe se të hënën presidenti do ta jap arsyetimin e tij.”, theksuan për INA, burime të afërta me presidentin.

Kabineti i tij është mbyllur orëve të fundit dhe nuk ka dhënë asnjë qëndrim për mediat, gati disa ditë që kur ky ligj mori dritë jeshile nga 69 deputetë.

Nëse Ivanov vendos që të mos e miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, ky ligj në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit, përsëri kthehet në diskutim në Kuvend për t`u miratuar, por në atë rast mjafton të sigurojë shumicën e thjeshtë, pa pasur nevojë të firmoset dhe nga presidenti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferri, por edhe partitë e maxhorancës kanë theksuar se presin që Ivanov ta nënshkruajë ligjin, që më pas të hyjë në fuqi.

Por se sa do të ndodhë zbatimi i tij, ekspertët dhe njohësit e zhvillimeve politike kanë shumë dilema.

“Mendoj se zbatimi i këtij ligji do të jetë shumë i vështirë për shumë arsye, për shkak të mungesës së kuadrit, mungesës së mjeteve dhe më e rëndësishmja, mungesës së vullnetit politik. Andaj, miratimin e këtij ligji nuk e shoh si përmbyllje të një kapitulli shumë të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit ose si frymë që buron nga ky dokument kornizë”, theksoi ditë më pare për Evropën e Lirë, profesoresha e çështjeve juridike, Mirjana Najçevska.

Se presidenti Ivanov nuk do ta miratojë këtë ligj ka dhënë sinjale edhe gjatë deklarimeve të fundit, sidomos në fjalimin e fundvitit të kaluar, kur nënvizoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo-kushtetues dhe e cenon unitaritetin e shtetit. (INA)

Next Post
Vuante nga depresioni, 65-vjeçarin e gjejnë të mbytur në rezervuar

Vuante nga depresioni, 65-vjeçarin e gjejnë të mbytur në rezervuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In