• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat: Ish-komandoja, Medat Hasani, do ndërtonte bombat për terrorin në stadium

by Java News
11/11/2016 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Medat Hasani një nga katër të arrestuarit si personat e dyshuar se do sulmonin me bombë dhe kallashnikovë ekipin e Izraelit, mendohet se ka qenë në luftimet e përgjakshme në Siri. Ka të dhëna se Hasani është kthyer nga këto luftime, duke përdorur rrugët tokësore. Dyshimet e prokurorisë janë se ish-komandoja e Ushtrisë Shqiptare mund të ketë qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS, që drejtohen nga dy kosovarët Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.

Në një raport operativ të SHISH dërguar prokurorisë thuhet se Medat Hasani, është larguar më 28.07.2013 drejt Sirisë dhe më është kthyer në Dhjetor 2013 në Shqipëri. Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Hasani dikur ka qenë efektiv i forcave speciale të ushtrisë, duke marrë pjesë në një mision ushtarak paqeruajtës në Irak.

Në këtë mision, Hasani, ka shërbyer 6 muaj dhe më pas është kthyer së bashku me të gjithë anëtarët e grupit. Mirëpo, pas largimit nga ushtria ai ka rënë në kontakt me persona ekstremistë që predikojnë fenë islame, duke u indoktrinuar prej tyre që aftësitë e tij ushtarake ti zbatonte për të kryer krime terroriste.

Hasani besohet se kishte marrë përsipër të ndërtonte apo të siguronte minat me telekomandë, që do përdoreshin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në stadiumin e Shkodrës. Plani ka qenë i njëjtë me atë që ndodhu në Paris një vit më parë, ku fillimisht terroristët kanë sulmuar me mina të telekomanduara, duke ngjallur panik dhe terror dhe më pas, anëtarët e tjerë kanë sulmuar civilë të pafajshëm më kallashnikovë.

Mirëpo ky plan fatmirësisht nuk është vënë në zbatim, për shkak se zbulimi ushtarak i Izraelit ka arritur të përgjojë bisedat në “Skype” të Lavdërim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, të cilët nga Siria urdhëronin Kosovarët dhe Shqiptarët që të sulmonin pa mëshirë izraelitët. Sipas këtyre përgjimeve urdhër ishte miratuar nga drejtuesit e ISIS, dhe se do ishte kjo organizatë që pas kasaphanës që do shkaktonte, do merrte përsipër autorësinë e aktit terrorist.

Këto informacione i kanë kaluar Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili falë strukturës antiterror dhe prokurorisë ka rënë në gjurmët e këtij grupi, duke arrestuar në Shqipëri 4 persona. Hetimet e kryera nga pala shqiptare kanë krijuar bindjen tek prokurorët se katër personat Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur nga Dibra, Ergys Faslija berber, Medat Hasani, ish-komando i Ushtrisë Shqiptare dhe Bekim Protopapa mjek në Malësinë e Madhe, flisnin ju vetëm për të sulmuar të pafetë, Izraelitët, por edhe një burg të sigurisë së lartë, që sipas tyre mbahen të izoluar vëllezërit e tyre.

Pas arrestimit të katër personave dhe caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të arrestuarve, reparti RESI i Policisë së Shtetit ka shtuar masat e sigurisë edhe për prokurorin e çështjes Eugen Beci.

ma.me
Next Post
KALIFORNIA/ Trump nxit “Calexit”, fushatën për shkëputje nga SHBA

KALIFORNIA/ Trump nxit “Calexit”, fushatën për shkëputje nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In