• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat holandeze: Shokut të Zaganit i refuzohet azili

by A R
10/01/2019 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-policit Antonio Nazëraj i është refuzuar kërkesa për azil në Holandë. Në fillim atij iu lejua që të qëndronte, por tani ai dhe familja e tij pritet të dëbohen, raportojnë mediat e huaja.

Ish-polici ishte dëshmitar kyç për një rast ku flitej për trafik droge dhe korrupsion.

Një makinë një mbrëmje të ftohtë marsi do t’i ndryshonte krejtësisht papritur jetën ish-oficerit të policisë. Ai po punonte me kolegët duke bërë kontrolle në rrugë gjatë mesnatës, ku sipas tij:

“Një makinë tip “Audi” i zi po ecte me shpejtësi.  Kishte dy burra në makinë dhe ata ishin të dehur. Ata bërtitën dhe na thanë se duhet t’i  linim të lirë”.

Por, policët i kishin ndaluar e më pas i kishin dërguan në stacionin e policisë në Fier. Ata kishin ndaluar  vëllezërit Habilaj. Sipas medias holandeze “eenvandaag.avrotros.nl”, Habilajt ishin: “Kriminelë të njohur me një histori  të përfshirjes së tyre në raste vrasjesh, zhvatjesh dhe trafikimin droge”.

“Më kërcënuan me vdekje, bërtitën dhe më thanë se kurrë nuk do ta harrojnë këtë”, vijoi më tej ish-polici.

Disa minuta më vonë oficerët e policisë marrin një telefonatë ku u thuhet: “ Të ndaluarit duhet t’i lini të lirë bashkë me  makinën “Audi”.

Nazëraj dhe shefi i tij Dritan Zagani bënë një raport për incidentin dhe filluan një hetim. Ata zbuluan se “Audi” ishte në emër të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri.

Kriminelët në makinën e ministrit?

Agjentët pothuajse nuk mundën ta besonin: “Mendova: Çfarë bëjnë këta kriminelë në makinën e ministrit? Vëllezërit Habilaj kishin një lidhje familjare të largët, ata ishin kushërinj të Tahirit”.

Pas disa ditësh, agjentët e dërgojnë raportin në zyrën qendrore në Tiranë me kërkesën për të bërë hulumtime të mëtejshme.

Tirana refuzon hetimet e mëtejshme dhe raporti i dërguar nga ana e oficerëve u zhduk brenda një jave.

Por, një vit më vonë tre agjentë u akuzuan për korrupsion se ata kishin pranuar shuma monetare prej rreth pesëdhjetë euro. Të tre agjentët e mohojnë, por janë të dënuar. Antonio është dënuar me 3 muaj burg dhe nuk është i sigurt për jetën e tij: “Më kanë kërcënuar dhe abuzuar disa herë”.

Lidhjet me mafien

Në vitin 2016, emri i ish-ministrit Tahiri shfaqej në një raport të mafias italiane. Policia e akuzon atë për trafik droge dhe korrupsion. Ai bashkëpunonte me kushërinjt e tij Habilaj ku njëri prej tyre është ndaluar nga autoritetet italiane.  Bëhet fjalë për Moisi Habilajn, i cili përdorte një anije për trafik droge, e cila gjithashtu ishte e regjistruar në emër të ish-ministrit.

Hetimet  e kryera nga Italia tregojnë se nga zbardhja e tabulateve telefonike, banda e vëllëzërve Habilaj i kishte dhënë një shumë prej 25 mln euro ish-ministrit. Këto para dyshohet se Tahiri i kishte përdorur për fushatën zgjedhore.

Të tre agjentët e përfshirë në ndalimin e “Audi-t”, u thirrën për të dëshmuar në një hetimin penal  të hapur për ish-ministrin. Avokatja holandeze e Antonios, Maartje Terpstra tha: “Deri më tani, gjithçka po bëhet për të parandaluar klientin tim të japë informacionet që ai ka. Por, duket se edhe Kryeministri po përpiqet ta parandalojë atë që të dëshmojë”.

Kryeministri Rama gjithashtu e ka komentuar  rastin. Ai i quan “tradhëtarë” dhe  “kriminelë me uniformë” tre agjentët.  Që atëherë, agjentët ndihen të kërcënuar dhe të gjithë kanë ikur me familjet e tyre jashtë vendit.

Dy prej tyre kanë fituar azil në Zvicër, Antonio me gruan dhe vajzën e tij kërkoi azil në Holandë.

Familja fillimisht e fitoi të drejtën për azil në Holandë, por IND e apelon rastin. Antonio e humbi këtë të drejtë dhe tashmë ai pritet të dëbohet bashkë me familjen.

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha: “Jeta e Antonios dhe të familjes së tij është në rrezik. Ata janë të  kërcënuar nga kriminelët dhe nga njerëzit rreth ish-ministrit Tahiri”.

Prindërit e Antonio jetojnë me frikë: “Çdo mëngjes shikoj nën makinë nëse ka ndonjë bombë”, thotë babai i tij. Nëna e tij shton: “Nëse ai kalon kufirin dhe vjen në vendin tonë, ata do ta vrasin, nuk do ta lejojnë të jetojë”.

Shkrimi u publikua ne median holandeze “EEN VANDAG”, linku i plotë (Kliko këtu)

/ABCNews/a.r

Next Post
I ftohti në Europë u merr jetën 7 personave në Alpe

Shefi i "Rrugores", apel shoferëve: Veprimet që nuk duhet të bëni këto ditë të ftohta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In