• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat: Holanda vlerëson reformat, por i thotë “JO” çeljes së negociatave

by A R
01/06/2018 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qëndrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018.

Dokumenti përmend përparimet e theksuara edhe në rekomandimin pa kushte te Komisionit Europian, në reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Por qeveria holandeze thotë se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociatat.

“Qeveria ka ende shqetësime të mëdha në lidhje me dy prioritete te tjera; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

Për sa u tha më sipër, Holanda nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur. Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit”, thuhet në dokumentin e publikuar nga ‘Klan’.

Sa u përket kritereve ekonomike, komisioni thotë se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se tashmë është plotësisht e lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Teksa Komisioni raporton se numri i kërkesave për azil mbetet i lartë në Shtetet Anëtare të BE, dokumenti i qeverise holandeze thekson se bashkëpunimi i përforcuar midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare ka dhënë rezultate pozitive, por janë të nevojshme masa plotësuese.

Për sa i përket Maqedonisë, Holanda thotë se negociatat mund të hapen vetëm kur të nisë implementimi i reformave prioritare në drejtësi apo në dialogun politik, si dhe me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit./a.m.

Next Post
ISIS planifikonte rrëmbimin dhe vrasjen e Princit George

ISIS planifikonte rrëmbimin dhe vrasjen e Princit George

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In