Prej kohës kur shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias njoftoi se propozim-marrëveshja për çështjen e emrit të Maqedonisë është dërguar në Shkup, mediat greke, ndër të cilat “Katimerini“ dhe “Te Nea“, kanë publikuar pesë propozimet e mundshme.
Mësohet se propozimet janë të njëjta me ato të dorëzuara nga negociatori i OKB-së, Metju Nimic.
Pesë propozimet e Greqisë për çështjen e emrit të Maqedonisë:
Republika e Maqedonisë Veriore
Republika e Maqedonisë së Re
Republika e Maqedonisë së Epërme
Republika e Maqedonisë së Vardarit
Republika e Maqedonisë(Shkup)
ma.me