• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat greke: Sali Berisha, i vetmi që mbron paktin e “detit” të 2009

by Java News
13/09/2020 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bomba” Berisha: Turqia prapa anulimit të marrëveshjes Greqi-Shqipëri”, kështu titullohet një artikull i botuar në mediat greke në të cilën risillet në vëmendje edhe njëherë çështja e ndarjes së kufijve detar Shqipëri-Greqi që me sa duket pala greke mbetet më e interesuara.

Në këtë artikull media shkruan se pas deklaratës së Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë nga 6 në 12 milje detare në Jon, në mediat shqiptare në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka patur deklarata të forta dhe të padëgjuara më herët.

Çfarë shkruajnë mediat greke më konkretisht?

“Dy ishin pikat më interesante të shfaqjes: Fillimisht, lidhja drejtpërdrejt me Kryeministrin Edi Rama, i cili, me stilin e tij të njohur snobist, lozonjar, argumentoi pak a shumë se shfaqja nuk kishte kuptim sepse nuk kishte absolutisht asnjë marrëveshje me Greqinë dhe se çështja për detin nuk ka ndonjë nxitim të menjëhershëm për qeverinë e tij.

Në këtë pikë ai replikoi me diplomatin e njohur shqiptar Agim Nesho i cili e akuzoi atë se politika e jashtme e ndjekur nga qeveria shqiptare në kohën e qeverisjes se tij është plotësisht e shfrenuar dhe qëndrimi i kryeministrit është provokues dhe hipokrit: Megjithëse ai duket se po promovon idenë e Integrimit evropian, në thelb, e ka vendosur vendin pa kushte përballë neo-Osmanizmit të Erdoganit.

Rama u përgjigj se ishte një nder personal për të, që të shihte besimin e treguar nga Erdogan dhe e konsideroi atë një arritje supreme të qeverisë së tij që ai kishte arritur ta kthente vendin e tij në një aleat strategjik të Turqisë. 

Ai gjithashtu theksoi se marrëveshja e mëparshme Karamanli-Berisha ishte një tradhti ndaj vendit të tij dhe ishte anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Në pjesën e dytë të emisionit, ish-Kryeministri Sali Berisha ndërhyri dhe mbrojti marrëveshjen e vitit 2009. Pastaj, në një lëvizje surprizuese, gazetari i respektuar i drejton zyrtarisht dhe drejtpërdrejtë pyetjen vijuese Berishës:

“A besoni se Turqia ndikoi në vendimin e anulimit?” të Gjykatës Kushtetuese të vendit tonë? 

Përgjigja e ish-kryeministrit shqiptar ishte po aq ç’armatosëse: “ Absolutisht. Nuk ka dyshim. Njëqind për qind”.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Greqinë më 15 dhe 16 shtator ku në cilësinë e drejtuesit të Presidencës së OSBE-së do të zhvillojë takim me homologun e tij, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Temë e diskutimeve pritet të jetë çështja e ujërave territoriale me Turqinë.

Pjesë e takimeve do të jetë edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Nuk dihet nëse kryeministri shqiptar do të diskutojë me palën greke për çështjen e detit me Shqipërinë ndërsa ditën e djeshme ai është nisur drejt Turqisë ku do të ketë takime të tjera të rëndësishme.

Përveç çështjes së ujërave mes Greqisë dhe Turqisë, Shqipëria ka gjithashtu një çështje më vete për të zgjidhur me Athinën zyrtare, siç është tema e saktësimit të territorit ekskluziv për shfrytëzimin ekonomik, e cila nuk është saktësuar ende mes dy vendeve.

Next Post
“Jeronim de Rada” rihap dyert për nxënësit, Veliaj: Opozita përdor prindërit e fëmijëve për politikë

“Jeronim de Rada” rihap dyert për nxënësit, Veliaj: Opozita përdor prindërit e fëmijëve për politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In