Shytpi ndërkombëtar i ka kushtuar rëndësi ndeshjes së zhvilluar në Elbasan mes Shqipërisë dhe Serbisë duke u nisur nga incidentet e e një viti më parë, por edhe faktit që kuqezinjve u mjaftonte një fitore për të siguruar kualifikimin direkt në Francë.
“AbcNews” e vë theksin te fitorja e sërbëve në minutat shtesë. “Serbia rrëmben fitoren 2-0 në Shqipëri në një takim të tensionuar”.
“YahooNews”: Serbia pengon shpresat historike të Shqipërisë për të shkuar në Europë.
ESPN: “Serbia shënon dy herë në kohën shtesë dhe shokon Shqipërinë”
“The Guardian”: “Një përfundim dramatik në Elbasan Arena me dy gola diferencë në minutën e 90′ kanë bërë diferencën e Serbisë e cila ka luajtur për krenari dhe asgjë tjetër. Nata e madhe e Shqipërisë u prish nga një nxitim i skuadrës, por ata kanë edhe një shans të dytë për t’u kualifikuar pas tri ditësh në Armeni”.
“Daily Mail”: “Branislav Ivanovic dhe Nemanja Matic dëmtohen në ndeshje, por Serbia siguron fitoren 2-0 në minutat e fundit ndaj Shqipërisë në ndeshjen e “ri-luajtur” pas përplasjeve për dronin.”
Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport” shkruan se “De Biazi tashmë është i detyruar të fitojë në Armeni”.
Gazeta “Tutosport” “Shqipëri – Serbi 0-2 – Garë e blinduar në Elbasan. E përfolura si derbi i Ballkanit shkoi në favor të Serbisë.
Ka shënuar Kolarov në minutën e 91′ dhe interisti Ljajic në minutën e 94. Skuadra e De Biazit është në vendin e tretë, një pikë pas Danimarkës, por me një ndeshje për të luajtur ende.
Do të luhet për gjithçka më 11 tetor kundër Armenisë. Serbia ndalon me 2 pikë dhe me tre pikë penalizim”.