• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat e huaja komentojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe fitoren e Edi Ramës

by Java News
26/06/2017 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Socialiste duket të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentare të së djelës, çka do t’i jepte asaj një mandat të fortë për zbatimin e reformës së gjyqësorit, jetike për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Exit poll-i i realizuar nga kompania italiane IPR Marketing, me një marzh gabimi prej 2%, tregon se socialistët duhet të marrin diku tek 49% të votave, çka i siguron më shumë se gjysmën e vendeve në Parlament.

Eksperti i saj, Antonio Noto tha për “Reuters” se PS mund të ketë fituar mbi 71 vende, por ky është ende një opinion dhe jo një fakt, shtoi ai.

Mediat e huaja e theksojnë pjesëmarrjen e ulët në votime, e cila erdhi pavarësisht faktit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta zgjaste votimin me një orë, ndërkohë që temperatura mbërriti në 39 gradë Celsius, duke e bërë të djelën ditën më të nxehtë të vitit deri tani.

Procesi i votimit është ndjekur me vëmendje të madhe në Europë. Ministria e Brendshme njoftoi në një deklaratë të saj se janë raportuar me qindra raste të blerjes së votës dhe frikësimit të votuesve, por nuk dha detaje të mëtejshme. Për këtë, PS dhe LSI kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella me njëra-tjetrën.

Nëse exit poll-et janë të sakta, Partia Socialiste këtë mandat qeveris e vetme, thotë Euronews. PD, sipas tij, duhet të marre diku tek 34%. Që prej fundit të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shënjuar nga manipulimet, dhuna, kontestimi i rezultatit dhe rivalitete të hidhura që mbërrijnë deri në urrejtje.

Tani, thotë Al Jazeera, votuesit shqiptarë janë të etur të shohin zgjedhja të lira e të drejta. Televizioni satelitor i Katarit citon një votues të pohojë se votën e tij e kishte dhënë për Edi Ramën, me pretendimin se e sheh dorën e tij në çdo cep të vendit, por më e rëndësishmja është se kryeministri ka tentuar të vendosë sundimin e ligjit.

Një tjetër shprehet se pret që liderët shqiptarë të vënë në jetë ato që premtuan gjatë fushatës. Mediat gjermane i kanë kushtuar dhe ato vëmendje zgjedhjeve të 25 qershorit. Numri i ulët i votuesve dhe të dhënat e para që nxjerrin fitues socialistët janë në qendër të të gjithë artikujve mbi këtë temë.

Agjencia e lajmeve DPA vëren se PS është me gjasë fituesja e këtyre zgjedhjeve dhe sipas saj, mund të dalë fituese me deri në 79 mandate. Nëse prognozat verifikohen, shkruan ajo, socialistët mund të qeverisin të vetëm, siç kërkonte kryeministri Rama gjatë fushatës.

ma.me

Next Post
Fushë-Arrëz, përfundon zyrtarisht numërimi: PS 2720 vota, PD humb bastionin

REZULTATET/ Ja si ndahen mandatet sipas qarqeve të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In