• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mediat dhe fushata, Presidenti që nuk di t’i lexojë shifrat

by A R
31/05/2017 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Dy ditë më parë Bordi i Monitorimit të Medias pranë KQZ ka dalë me një raport ku paraqitet koha televizive që forcat politike marrin në hapësirën e edicioneve të lajmeve, transmetimi i spoteve apo emisionet politike.

Bëhet fjalë për monitorimin e 13 televizioneve që transmetojnë nga Tirana dhe 25 të tjerë në 8 qarqet e vendit. Përbërja e Bordit ka emra të propozuar nga anëtarët e të majtës dhe të djathtës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kodi Zgjedhor parashikon që partitë që përfaqësohen me të paktën 20% në Kuvend duhet të kenë minutazh të njëjtë. Në kohë dhe hapësirë mediatike nuk përfshihen akuzat brenda partisë apo aktivitetet e pushtetit lokal. Kështu, deklarata e fundit e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit nuk quhen as si kohë televizive e PD dhe as si e kundërshtarit politik.

Në raste të disbalancës KQZ-së i dërgohet nga bordi vërejtje për t’i kërkuar kompensim televizioneve që e kanë shkelur minutazhin jo për faj të tyre. Sepse një subjekt politik mund të ketë më shumë aktivitete sesa kundërshtari në një ditë.

Por pavarësisht transparencës dhe raportit ku kanë firmosur edhe tre anëtarët e propozuar nga opozita, Presidenti Bujar Nishani ka një qëndrim tjetër. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Nishani nuk ka komentuar raportin i cili është i detajuar me shifra. Ai ka ndjekur të njëjtën linjë sikurse kreu i PD gjatë qëndrimit në çadër duke akuzuar mediat si të politizuara.

Në raportin e fundit bie në sy një kohë e balancuar mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike ose një diferencë e vogël që lëviz me 1-2 minuta, por jo 90% sikurse pretendon Nishani.

“Si President i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës” – është shprehur Presidenti në intervistë.

Nga raporti i mëposhtëm duket qartë se 90% diferencë nuk mund ta gjesh as në një televizion të vetëm, por me gjasë Presidenti nuk është i informuar në lidhje me raportimet e Bordit të Monitorimit ose nuk di t’i lexojë të dhënat e pranuara edhe nga vetë PD.

Madje risi është edhe koha që i ka dhënë opozitës Radio Televizioni Shqiptar. Media shtetërore dhe kreu i saj Thoma Gëllçi ka qenë nën akuza të ashpra dhe fyerje publike nga Partia Demokratike, por Radio Tirana dhe TVSH i kanë dhënë më shumë hapësirë pikërisht PD-së. Kjo vihet re si në edicionin e lajmeve të Radio Tiranës, ashtu edhe në emisionin televiziv të RTSH ku të ftuar kanë qenë Gerti Bogdani dhe Albana Vokshi. /javanews/

Në mbledhjen e dates 30.05.2017, ku u diskutua per kete raport, moren pjese Maklen Misha, Basir Çollaku, Flogert Muca, Rexhep Polisi, Muhamed Veliu, Artan Cena, Qamil Xhani.

EDICIONET E LAJMEVE

1. TVSH në edicionet informative për:

PS – 6.80minuta
PD – 5.67minuta
LSI – 1.75minuta
PDIU – 1.83 minuta
LSI – 1.75 minuta
Parlamenti – 3.48minuta
Qeveria – 3.28 minuta

2. Top Channel në edicionet informative për:

PS – 16.10minuta
PD – 14.60minuta
LSI – 1.97 minuta

3. TV Klan në edicionet informative për:
PS – 13.00 minuta
PD – 5.40 minuta
Parlament – 2.3 minuta

4. Vizion PLUS në edicionet informative për:

PS –15.83 minuta
PD – 7.87 minuta
FRD – 2.28 minuta
Presidenca –3.55 minuta
Qeveri –5.75 minuta
Sfida per Shqiperine- 2.43 minuta

5. News24 në edicionet informative për:

PS – 16.67 minuta + 30 minuta (live) = 46.67 minuta
PD – 9.97 minuta +11 minuta (live) =20.97 minuta
LSI – 1.12 minuta
FRD – 3.12 minuta+ 27 minuta (live) =30.12 minuta
PDIU – 39 minuta (live)
Qeveria – 6.05 minuta

6. Ora News në edicionet informative për:

PS – 14.42 minuta + 36 minuta (live) = 50.42 minuta
PD – 11.95 minuta + 46 minuta (live) = 57.95 minuta
LSI – 1.52 minuta
FRD – 19 minuta (live)
LIBRA – 15 minuta (live)
Qeveria – 7.08 minuta

7. Report TV në edicionet informative për:

PS – 19.00 minuta + 52 minuta (live) =71 minuta
PD –16.97 minuta
LSI – 1.43 minuta + 50 minuta (live) = 51.43 minuta
PDIU – 2.50 minuta + 48 minuta (live) = 50.5 minuta
FRD – 2.12 minuta

8. ABC News në edicionet informative për:

PS –37.23 minuta + 64 minuta (live) = 101.23 minuta
PD – 29.93 minuta
LSI – 4.93 minuta
PDIU –6.95 minuta
Qeveria – 2.88 minuta
Parlamenti – 2.20 minuta

9. Top News në edicionet informative për:

PS –19.98 minuta +56 minuta (live) = 75.98 minuta
PD –12.65 minuta = 22 minuta (live) = 34.65 minuta

10. UTV në edicionet informative për:

PS –25.73 minuta
PD –22.78 minuta
LSI – 5.87 minuta
Sfida per Shqiperine – 7.47 minuta
Parlamenti – 6.40 minuta

11. Scan TV në edicionet informative për:

PS –21.90 minuta
PD – 8.50 minuta
13. Channel 1

PS – 8.33 minuta
PD -7.73 minuta+ 32 minuta (live) =39.73 minuta
LSI – 2.05 minuta

12. Radio Tirana në edicionet informative për:

PS –1.27 minuta
PD –1.32 minuta
LSI –0.50 minuta
PDIU –0.80 minuta
FRD – 0.42 minuta

13. Top Albania Radio në edicionet informative për:

PS –1.75 minuta

DEBATE TELEVIZIVE / SPECIALE Datë: 29.05.2017
Televizioni Channel One
EMISIONI ORA TË FTUAR SUBJEKTI MIN
“Debat Politik” 21:01
22:50 Elisa Spiropali PS 109

Televizioni Report

Emisioni
“ 5 Pyetje nga Babaramo” 21:04-21:54 Petrit Vasili LSI 50 minuta

Televizioni Vizion +

EMISIONI ORA TË FTUAR SUBJEKTI MIN
7pa5 (Emisin mengjesi) 08:46-09:01 KLOTILDA FERHATI PS
( Kryetar Edi Rama) 15
Dritare 21:02-22:27 MIRELA KUMBARO PS
( Kryetar Edi Rama) 29
Dritare -//- GRIDA DUMA PD
(Kryetar Lulzim Basha) 28
Dritare -//- KLAJDA GJOSHA LSI
(Kryetar Petrit Vasili) 28
Televizioni Ora News

Tonight 21.00
22.54 Rudina Hajdari
Senida Mesi
Kejdi Mehmetaj
Matilda Terpollari PD
PS
LSI
LIBRA
29
29
28
28
Televizioni RTSH

EMISIONI ORA TË FTUAR SUBJEKTI MIN
Fol me MUA Fol me ATA 20:45 – 22:24 Albana Vokshi
Gerti Bogdani PD 99

***

MONITORIMET E TELEVIZIONEVE NE RRETHE
• Për datën 29.05.2017

Qarku Fier

Edicionet e lajmeve

1. TV Kombi në edicionet informative për:

PS –27.75 minuta
PD –12.75 minuta

2. TV Apolon në edicionet informative për:

LSI –12.25 minuta
PD –16 minuta

Qarku Elbasan

Edicionet e lajmeve

1. Televizioni Egnatia në edicionet informative për:

PS –15.45 minuta
PD –15.45 minuta

2. Televizioni Skampa

PS – 15.53 minuta
PD -15.45 minuta

Qarku Gjirokastër :

Edicionet e lajmeve
1. Alpo TV në edicionet informative për:

LSI – 66.3 minuta
PS – 12 minuta

2. TV Gjirokastra në edicionet informative për:

PS – 28 minuta
PD – 14 minute
LSI – 35 minuta

3. Channel 7 TV në edicionet informative për:

PS – 40 minuta
PD – 40 minuta
LSI – 25 minuta

Qarku Korce :

Edicionet e lajmeve

1. Lobi Kocibelli

PS -2 minuta
Qarku Berat :

Edicionet e lajmeve
1. Onufri TV

LSI – 38 minuta
1. Glob TV
PS – 27.16 minuta
PD – 26.45 minuta
LSI – 14 minuta
Qarku Shkoder :

Edicionet e lajmeve

1. Tv 1 Channel
LSI – 35 minuta
PD – 4 minuta
2. Tv Rozafa

PD – 2.47 minuta
3. Star Plus
PD – 6.21 minuta
Bordi i Monitorimit të Medias

Maklen Misha (Kryetar)
Basir Çollaku
Flogert Muça
Rexhep Polisi
Artan Cena
Qamil Xhani
Muhamed Veliu

 

Next Post
Schulz pa doreza ndaj Trump: Shkatërrues i gjithë vlerave perëndimore !

Schulz pa doreza ndaj Trump: Shkatërrues i gjithë vlerave perëndimore !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In