Policia britanike mendohet se ka arrestuar edhe një shqiptar si të dyshuar si bashkëpunëtor në sulmin terrorist të Mançesterit.
Lajmi publikohet nga gazeta Independent, e cila nuk jep detaje rreth identitetit dhe moshës së shqiptarit, por sipas saj ai mban pasaporte shqiptare.
Mësohet se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar tre persona, mes tyre edhe një shqiptar, duke e çuar në 8 numrin e të ndaluarve për sulmin terrorist në Mançester.
Nga sulmi i pak ditëve më parë në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 120 të tjerë./javanews.al/a.ç