Mediat belge kanë tërhequr lajmet se i dyshuari i tretë për sulmet në Bruksel, Najim Lahraui është arrestuar, transmeton AFP.
Më herët mediat belge kanë raportuar se Lahraui është arrestuar në komunën Anderleht.
Mediat atje kanë raportuar se dy sulmuesit vetëvrasës që kanë shpërthyer bombat në aeroportin e Brukselit janë identifikuar si vëllezërit Halid dhe Brahim el Bakraui, të cilët më herët janë të njohur për policinë.