Konfirmohen 6 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.
Mësohet se ditën e djeshme janë marrë tamponët për 12 persona, nga të cilët 9 rezultuan pozitivë.
Burimet pohuan se 3 të prekur janë konfirmuar dje ndërsa 6 sot.
Po ashtu raportohet se ditën e sotme iu janë marrë tamponët 21 personave në këtë qytet.
Ndërkohë në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht në Krujë deri më tani janë konfirmuar 23 raste me COVID-19.