• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media ruse në alarm për Metën dhe sulm Ramës

by Java News
14/07/2019 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta duket se ka shqetësuar jashtë mase Moskën. PS ka nisur procedurat e zëvendësimit të tij në krye të shtetit, por kjo gjë nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat ruse e ato serbe. Gazeta u sulmua nga ambasada ruse në Tiranë për shkak se e cilësoi Metën të lidhur me rusët, por faktet po tregojnë se simpatia e mediave të Moskës ndaj presidentit është jashtëzakonisht e madhe. Mjafton të bësh një kërkim në internet dhe del se nuk ka mbetur media serbe e ruse pa shkruar për shkarkimin e Metës, ku një pjesë kanë mbajtur dhe një qëndrim fare hapur krah tij.

 

Disa të tjera kanë përdorur fjalët e Metës për të sulmuar SHBA dhe George Soros. Ajo që vihet re është se të gjitha deklaratat dhe konferencat për shtyp që ka dhënë Meta kohët e fundit, kanë gjetur pasqyrim të gjerë në mediat serbe dhe ruse, ndërsa në disa të tjera sulmohet hapur qeveria. Ajo që vihet re është se po ashtu përmendet Kushtetuesja, duke treguar se pa të Meta nuk mund të shkarkohet. Qoka më e madhe presidentit i është bërë nga “Regnum.ru”. “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, komentoi në faqen e tij në Facebook rezultatet e zgjedhjeve lokale, të mbajtura nga kryeministri Edi Rama, pavarësisht vendimit të kreut të shtetit për të shtyrë zgjedhjet për shkak të krizës politike në vend. Kreu i shtetit u kërkoi sarkastikëve që të gjejnë një shpjegim shkencor për faktin se numri i votave të numëruara tejkalon numrin e pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale më 30 qershor”, thuhet në shkrim.

 

Mbështetja për PD dhe Metën

 

Kulmi është arritur nga “Fondsk.ru”, ku përmes një shkrimi sulmohet drejtpërdrejt kryeministri Rama dhe merret në mbrojtje opozita dhe Ilir Meta. Portali përmes një shkrimi me titull: “Mbrojtësi i perëndimit uzurpon pushtetin në Shqipëri” dhe nëntitullit “Çfarë ëndërron Edi Rama?”, sulmon shumë fort qeverinë. “Protesta masive e opozitës shqiptare, e 21 qershorit, ishte paqësore, nuk kishte zjarrvënie dhe asnjë përplasje me policinë, megjithëse kjo ishte e pranishme më herët.

 

Autoritetet arrestuan shumë pjesëmarrës në tubimet e mëparshme të opozitës dhe kreu i protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kërcënua me burgim”, thuhet në artikull. Më pas merret në mbrojtje Ilir Meta. “Presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili ka bashkëpunuar me Edi Ramën, anuloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Megjithatë, Rama nuk mund të pajtohej me këtë kthesë të ngjarjeve. Njëqind deputetë të Kuvendit miratuan një rezolutë, sipas së cilës dekreti i presidentit u shpall “absolutisht i pavlefshëm” dhe u kërkua të trajtohej “sikur të mos ekzistonte kurrë”. Komisionet zgjedhore vazhduan punën e tyre. Pastaj socialistët e Ramës filluan procedurën për të shkarkuar presidentin. Por për këtë duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit nuk funksionon pasi 8 nga 9 gjyqtarë janë shkarkuar për korrupsion”, thuhet në shkrim.

 

Në sulm ndaj Ramës

 

Në artikull, kryeministri Rama sulmohet tepër ashpër. Aty përmenden deklaratat e Ramës në drejtim të Metës duke e quajtur Haxhi Qamil. Nga ana tjetër rusët pajtohen me Metën dhe opozitën se zgjedhjet e 2017 janë manipuluar. “Në shkurt, deputetët e opozitës u larguan nga Parlamenti, në shenjë proteste se në zgjedhjet e vitit 2017 PS e Edi Ramës mori shumicë absolute. Dukej qartë që në zgjedhje mori pjesë mafia, e cila votoi për partinë e Ramës. “Bild” botoi bisedat telefonike, ku në përgjim del kryeministri dhe flitet për trukim të zgjedhjeve”, thuhet në shkrim. Pra duket qartë se Moska i ka sytë në Tiranë dhe Meta e opozita janë ata që po mbështeten, të paktën mediatikisht. Po ashtu dhe shumë media serbe pasqyrojnë zhvillimet në Tiranë, duke u rreshtuar krah Metës e opozitës./ ALPENEWS

Next Post
Belgjikë/Ekstradohet shkodrani i shumëkërkuar (Emri)

Belgjikë/Ekstradohet shkodrani i shumëkërkuar (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In