• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Media nigeriane: Hashim Thaçi, trafikant organesh

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafiku i organeve është kryefjala e momentit në Nigeri. Guvernatori i këtij shteti, Imo Rochas Okorocha, është akuzuar se ka bashkëpunuar me Kosovën, Turqinë, Kroacinë e disa vende të tjera për trafikim të organeve të njerëzve. Një mjek praktikant i dëmtuar ka pretenduar se udhëtimet e fundit të guvernatorit Okorocha në Kosovë, Turqi, Kroaci dhe në shtete të tjera të Amerikës Latine dhe në Azi, por edhe ndërtimi i 27 spitaleve të reja në vend, janë prova që tregojnë se guvernatori është pjesë e biznesit të trafikimit të organeve në Nigeri. Mediat vendëse raportojnë se këto deklarime janë mbështetur në pretendimet se ish- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është në krye të trafikimit të organeve në Evropë dhe është mik me Okorocha-n.

Thuhet gjithashtu se bashkëpunëtorët e huaj të qeverive nga Turqia, Kosova, Kroacia dhe vendet e tjera kanë qenë në Nigeri për të përsosur krijimin e rrjetit. Këto pretendime kanë ardhur pas raportimeve se guvernatori i shtetit ka refuzuar të kthejë në punë 3.000 punëtorët që thuhet t’i ketë larguar nga puna. Kongresi Laburist i Nigerisë (NLC), ka thënë se i gjithë shteti i Imos do të mbyllet nëse kalon afati i ultimatumit prej 14 ditësh nga Qeveria Qendrore për të rikthyer në punë dhe për t’iu paguajë pagat e mbetura dhe benefitet e tjera punëtorëve të larguar nga puna.

Kujtojmë se në muajin mars të vitit 2012, guvernatori i shtetit Imo të Republikës Federale të Nigerisë, Owelle Anayo Rochas Okorocha pati zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit në Qeverinë e Kosovës nga zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së atëhershme, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministrja e atëhershme Mimoza Kusari Lila dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i atëhershëm, Ibrahim Gashi. Ndërkohë, “The Daily Beast” riktheu në skenë çështjen e trafikimit të organeve dhe akuzave që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Gjatë qëndrimit të Thaçit në Iowa, ekipi i fushatës së republikanit Ben Carson që po synon presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të.

Sipas “The Daily Beast”, në takimin mes Thaçit dhe gjeneral Bob Dees, pjesë e ekipit të Carsonit, është diskutuar për “marrëdhëniet speciale mes Republikës së Kosovës dhe Iowas”. Mirëpo, sipas “The Daily Beast”, “në komunikatën e ekipit të Ben Carsonit, është neglizhuar përmendja e Thaçit, si kreu i një grupi shqiptar që ka kontrabanduar drogë, armë dhe organe të njerëzve nëpër Evropën Lindore, sipas një hetimi të vitit 2010 i kryer nga Dick Marty, i prezantuar në Këshillin e Evropës”. “Edhe raporti i ‘The Guardian’, që e nxjerr Thaçin si kreu i një rrjeti kriminal në Kosovën e fundviteve ’90”, shton më tej gazeta. Kur është pyetur për këto që media amerikane i quan “aktivitete kriminale”, thuhet se drejtori i komunikimit i ekipit të Carsonit, Larry Ross, ka qenë konfuz.

BW

Next Post

Histori suksesesh, De Biasi i shkruan sms Ranierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

March 5, 2026

Votëbesohen në Kuvend 7 ndryshimet në Qeveri, ja votat e ministrave PRO dhe KUNDËR

March 5, 2026
Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

Analizë/ Ngushtica e Hormuzit në paralizë historike, ekonomia globale në tension

March 5, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In