• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media kundër medias

by Ben Andoni
18/12/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka pasur një kënaqësi jo të vogël sot, ditën e protestës së komunitetit të gazetarëve për pr/ligjet e reja, me pjesëmarrjen dhe sidomos përbërjen e pjesëmarrësve. Pak orë më parë, duket se kjo pritshmëri është gatitur prej frymës që ka drejtuar debati i hidhur i një pedagogu me një deputet, por edhe shkëmbimet e ndryshme të batutave të aktorëve të ndryshëm të medias, që në fakt duhet të lexohen mirëfillimi si ofendime. Veçse, më e keqja akoma, ishte dhe mbetet fakti se një pjesë jo e vogël e komunitetit, ende sot e kësaj dite, nuk njeh elementë të projektligjeve që i japin Autoritetit të Mediave Audio-Vizuale funksionet e një gjykate, e cila merr në gjykim një media, kryesisht portalet online, në rastet kur gjykon se ka pasur shpifje ndaj individit dhe ka cenuar reputacionin e tij, si edhe kompetencat e reja të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të trajtuar rastet kur një media apo portal online shpif apo cenon dinjitetin e individit dhe gjobat, e deri përmbylljen e aksesit në territorin e Shqipërisë të faqeve të caktuara online.

Kureshtarët dhe njerëzit periferikë në media, shtuar me kolegë, janë marrë më shumë me personazhe të saj, të shquar për fitime marramendëse, kurse një pjesë me llojin e gazetarëve fyes. Njerëzit e kërrusur nga varfëria, tërmeti dhe parashikimet aspak optimiste kanë vazhduar ditën e tyre me përjashtim të pak individëve që përfaqësonin shoqata, problematikat e të cilave shkonin përtej medias. Ndaj, protesta e gazetarëve në morinë e halleve të seicilit nuk ka zenë asnjë vend, pasi edhe për shumë gazetarë ajo ka qenë, si një aktivitet i një grupi që su takonte atyre.

Pak metra më tutje, nga tribuna e Kuvendit, kryetari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i bindur në arsyetimin e tij ka përmendur emra, që e justifikojnë vendimin e saj, nga ata sosh të cilët vazhdimisht e kanë kritikuar dhe jo pak herë e kanë tepruar edhe me lajme jo të sakta, por dhe pse këto ligje për median ishte koha e duhur për t’u parë. Veçse nuk ka pasur justifikim për kryetarin e AKEP që u largua dhe lëshoi një deklaratë plot ekuivokë.

Siç ndodh zakonisht me sehirxhinjtë, njësoj sot në protestë, kanë bërë foto personazhesh të ndryshme, janë marrë me të kaluarën e njërit apo tjetrit dhe kanë shkuar për të vazhduar në kafe, ndërsa media tjetër ajo vizive, që e ndjen veten disi të patrazuar nga pr/ligjet, thjesht është mjaftuar me intervistimin e kolegëve dhe është larguar drejt studiove. Qëllimi i lehtë për t’u kuptuar: të japim lajmin e lajmit të kolegëve.

Ndërkohë, pak orë më parë delegacioni i Bashkimit Evropian, ka sjellë në vëmendje punën e Komisionit Europian, sipas të cilit u ka një thirrje “autoriteteve të marrin parasysh komentet e OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Europës, që të sigurohet përputhshmëria me standardet europiane në fushën e medias”. Dhe, në këto rekomandime përfshihen edhe me sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave lidhur me mediat dhe forcimin e transparences së pronësisë së mediave në Shqipëri. E gjithë kjo flet krejt ndryshe nga ajo që mëton zoti Rama, sipas të cilit dy projektligjet që përbëjnë Paketën Antishpifje do të miratohen sot në Parlament, “pas një pune pothuajse njëvjeçare me OSBE dhe i dakortësuar 100 përqind me ekspertët e Vjenës nën drejtimin e Harlem Desir, përfaqësues i OSBE për lirinë e shtypit, organizatës ku Shqipëria merr presidencën e radhës” (ato u miratuan pak orë më vonë)

Kë duhet të besojmë? Komunitetin tonë? Njerëzit që janë marrë me të duke apeluar!? Kryeministrin? Apo strukturat evropiane?!

Ajo që sot mbeti pa përgjigje është se askush nga komuniteti nuk e di të ardhmen, që varet disi nga këto ligje te aprovuara, por që varet shumë nga pronarët, që e japin rrogën shpesh në kohën jo të duhur, tregu ynë apo çfarëdo tjetër?!

Askush nuk mund të thotë sesi do të jetë media në të ardhmen, por një gjë është e sigurt: se ditë jo të mira po afrohen dhe mbi të gjitha nga fakti se shumë nga gazetarët që duhet të ishin në këtë protestë preferuan ta ndiqnin live përmes televizionit (nëse e kanë përcjellë) sesa të përballeshin me realitetin. Dhe, më shumë akoma, situata duket më e dhimbshme kur e shikon se qeveria Rama e ka shkëputur përfundimisht kontaktin e saj real me komunitetin e gazetarëve shqiptarë. (Javanews)

Next Post
Tirana mposht Flamurtarin dhe kalon Partizanin, Torasa dhe Batha shënuan golat e fitores

Tirana mposht Flamurtarin dhe kalon Partizanin, Torasa dhe Batha shënuan golat e fitores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

January 31, 2026
75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

January 31, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…

January 31, 2026
“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

January 31, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In