• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekathimerini: Tirana provokuese, por zgjidhja e problemeve është e mundshme

by A R
20/11/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta greke “Ekathimerini” ka komentuar ditën e sotme marrëdhëniet e Athinës më fqinjët dhe nevojën për t’i dhënë zgjidhje atyre. Në një koment të gazetarit Alexis Papachelas, gazeta shkruan se Greqia gjithnjë e më shumë po e humbet kapitalin diplomatik.

Në formë kritike, media e vendit fqinj shpreh se Tirana ka bërë një sërë gjestesh provokative, por gjithësesi ka shanse për një zgjidhje sa u përket problemeve të së shkuarës.

JavaNews.al sjell në mënyrë të përmbledhur shkrimin e Papachelas në “Ekathimerini”

Çdo shtet duhet të ndjekë një linjë të fortë sa i përket politikës së jashtme dhe për Greqinë, kërcënimi kryesore mbetet Turqia.

Turqia është dhe duhet të jetë prioritet i Athinës. Çështje të tjera të politikës së jashtme, siç është mosmarrëveshja për emrin e Maqedoniës, apo lidhjet grek-shqiptare, natyrisht janë të rëndësishme, por ato nuk janë krye të axhendës.

Greqia ka një sasi të caktuar të kapitalit politik në skenën ndërkombëtare dhe lidershipi në Athinë duhet të sigurohet se e përdor atë siç duhet. Ndërkohë që shumë fronte janë hapur, mbetet e vështirë ta bindësh palën tjetër se ku të fokusohet më shumë.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në lidhje me politikat e Athinës ndaj Ballkanit. Qeveria e re në Shkup ka ndryshuar retorikën e saj dhe duket e gatshme për të miratuar masat, për ndërtimin e besimit dhe ndoshta një kompromisi pragmatik mbi mosmarrëveshjen e emrit.

Në lidhje me Shqipërinë, duket se pavarësisht disa gjesteve të padreja dhe provokative të bëra nga Tirana, ekziston me të vërtetë një bazë e përbashkët për të arritur një zgjidhje për problemet që ekzistojnë prej dekadash. Por as mosmarrëveshja me Shkupin dhe as bisedimet me Shqipërinë nuk do të jenë të lehta. Qëllimet e mira shpesh avullojnë përballë realitetit politik në Ballkan.

Është koha që në fund të vendosim se çfarë ne duam. Disa duan të mbajnë çështje të caktuara të hapura dhe të fshihen pas kërkesave ekstreme. Greqia nuk do të fitojë asgjë në këtë mënyrë. Athina tashmë ka humbur shumë kapital diplomatik në Ballkan për shkak të pengesës së Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Një çështje kjo që mund të ishte zgjidhur vite më parë dhe në kushte më të mira. Por ajo e ka futur veten në një qoshe, që është shumë e rrezikshëme për politikën e jashtme.

Athina do të ketë mundësinë muajt në vijimm që të përcaktojë nëse udhëheqja e rë në Shkup dëshiron vërtetë një zgjidhje të ndershme apo do të bëjë një përpjekje për të mashtruar Athinën. E njëjta vlen edhe për Shqipërinë. Do të ishte tepër negative nëse këto çështje do të bëheshin një subvjekt përplasjesh në ‘shtëpi’.

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë e paparashikueshme. Athina do të ketë nevojë për një mendim të qartë dhe një plan të mirë për vitet në vijim.  /JavaNews.al

Next Post
VIDEO/ ‘Do iki të bëj drekën’, kur kompozitori Lalo braktisi konferencën me ministrat

VIDEO/ 'Do iki të bëj drekën', kur kompozitori Lalo braktisi konferencën me ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In