• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Media greke: Si Fredi Beleri i “hëngri kokën” Olta Xhaçkës

by Java News
08/09/2023 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimin e Olta Xhaçkës nga posti i Ministres së Jashtme, media greke “Protothema” e ka lidhur me çështjen Beleri. Në një shkrim të gjatë, media greke sjell në vëmendje edhe akuzat e opozitës për bashkëshortin e Xhaçkës, Artan Gaçin, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama.

Shkrimi i medias greke

Largimi nga Ministria e Jashme i Olta Xhaçkës nga kryeministri Edi Rama, lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, por edhe me biznesin e bashkëshortit të saj Artan Gaçit në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare. Një anëtare e rëndësishme e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj, socialist dhe ish-deputet, u shpall investitor strategjik nga qeveria Rama dhe ndërtimi i një investimi të madh turistik në plazhin e Himarës. Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në fshatin Drymades, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të Gaçit në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, i cili është ende ilegalisht në detyrën e tij.
Denoncimi është bërë në Prokurorinë Speciale, ku Gaçi dhe Goro akuzohen për falsifikim dokumentesh, me qëllim që biznesmeni të vinte në dorë një sipërfaqe prej 5512 metrash katrorë dhe pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.

Xhaçka, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konflikt interesi, ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konflikt interesi nuk duhet të fitohen. Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj.

Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e shquar e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit.

Analisti shqiptar Arion Sulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij. Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës të cilën Rama e shpalli gjatë Asamblesë së partisë së tyre, ku Xhaçka u përjashtua për shkak të tokës që i shoqi i kishte marrë si një “investitor strategjik” në Himarë.

Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si qëllim i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengmarrjes” së Belerit, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë së fundi.
Next Post
Nard Ndoka zbulon kush e ktheu në personazh memesh: Rashë viktimë e dy kampeve

Nard Ndoka zbulon kush e ktheu në personazh memesh: Rashë viktimë e dy kampeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In