Shqiptari që vrau me thikë gruan greke dhe u arratis me djalin e vogël e kishte planifikuar gjithçka që më parë. Së paku kështu shkruan sot media greke, duke iu referuar dosjes hetimore.
“Në momentin e arrestimit Klodi Lesi kishte me vete 3500 euro dhe një çantë me ushqime”, shkruhet në shtyp, duke e interpretuar këtë si veptim të një njeriu që nuk i lë gjë rastësisë.
“Ai thotë se vrasja ndodhi në sherr e sipër, por nuk ke pse përgatit kaq pará për të marrë me vete nëse nuk ke planifikuar diçka”.
Lesi në prokurori nuk ka kërkuar asgjë, as ndonjë bisedë me familjen e tij në Shqipëri.
Star.gr, shkruan se planet e tij ishin të qarta, por ato u prishën kur shoku i tij nga Shqipëria nuk e ndihmoi të kalonte kufirin.
Më pas, edhe taksisti që nuk e ndihmoi të shkonte në Selanik.
Në hetuesi ka deklaruar se kishte dobësi për djalin e vogël, ndaj zgjodhi ta merrte me vete. “Ai nuk do më krijonte as probleme”.









