Medalja e artë në Tokio/ Kosova e kthen fundjavën në festë për nder të Distrias

Gsgsg

Kosova nuk do ta kalojë pa një festë fitimin e medaljes së artë nga Distria Krasniqi. Xhudistja arriti sot një sukses të madh në Tokio ku po luhen Lojërat Olimpike 2020.

Komiteti Olimpik i Kosovës në orën 20:00 në Prishtinë do të organizojë një festë.

Fitorja e Krasniqit sot mori vëmendjen e opinionit publik në Kosovë e Shqipëri ku nuk munguan mesazhet inkurajuese e uruese.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut”, thuhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com