• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Medalja e Artë e Kongresit për veteranin shqiptar të Ushtrisë Amerikane nga Lufta e Dytë Botërore

by Java News
08/05/2019 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sam Simollari – i vetmi që ka mbetur gjallë nga Njësia Shqiptare që zbarkoi në Shqipëri për të ndihmuar çlirimin nga nazizmi – u nderua nga kongresisti Lynch.

Javën e kaluar, kongresisti Stephen F. Lynch i dorëzoi Medaljen e Artë Kongresionale të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) veteranit të Ushtrisë Amerikane, Semeon ‘Sam’ Simollari.

Pjesëtari i dikurshëm i të ashtuquajturës Njësia Shqiptare, Kompania B, Regjimenti i 2677, u nderua për shërbim dhe guxim të shquar në Luftën e Dytë Botërore.

Si bën të ditur gazeta “Illyria”, në New York, Sam Simollari është i vetmi që ka mbetur gjallë nga njësia që u përgatit dhe dërgua nga Ushtria e SHBA-së që të ndihmonte në mposhtjen e nazistëve në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët.

Një ceremoni modeste u mbajt në Qendrën “South Shore” të Infermieriesë dhe Rehabilitimit, në Rockland, Massachusetts. Fotografitë nga ceremonia u dërguan nga zyra e kongresistit dhe tregojnë momentin e dhënies së Medaljes së Artë të Kongresit, në prani të familjarëve dhe Ron Nasson nga Shoqata e Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë.

Sam Simollari i lindur në Përmet, ishte ende fëmijë kur prindërit e tij u vendosën në SHBA në vitin 1930. Ai u rrit në lagjen West End të Bostonit. U regjistrua në ushtri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u rekrutua nga OSS, e cila për lexuesit që nuk e dinë ka qenë pararendësja e CIA-s. Arsyeja ishte njohja e tij e mirë e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare.

Ai u stërvit bashkë me një grup 20 ushtarësh të tjerë shqiptaro-amerikanë, përpara se të dërgoheshin në Bari të Italisë e që aty, në Shqipërinë e ushtuar. Sam u parashutua afër Korçës, ku iu bashkua njësive partizane që luftonin për çlirimin nga gjermanët. Detyrat e tij ishin të ndërlidhjes dhe vazhdimisht shkëmbente informacione me qendrën në Bari. Lidhja me të ishte kyçe në bombardimet nga ajri, me të cilat forcat aleate ndihmuan luftimin e nazistëve.

Në 28 Nëntor, ndërsa gjermanët largoheshin nga vendi, Sam Simollari ishte një nga 26 amerikanët e Njësisë Shqiptare të OSS-së që marshuan në Tiranë bashkë me drejtuesit e Frontit Nacional Çlirimtar.

Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e Sot, në Shqipëri ende debatohet nëse dita e çlirimit ishte 28 apo 29 nëntori.

Sam qendroi në Shqipëri dhe Europë deri në 1945, kur u kthye në Massachusetts. Në 1947, u martua me gruan e tij Jean dhe u vendosën me banim në Sharon, Massachusetts, ku rritën një familje së bashku, ndërsa punonte në një dyqan mekanikësh për riparim makinash të huaja. Sam dhe Jean patën gjashtë fëmijë. Diane (bashkëshorti Peter) me banim në Hull, MA; Kristine nga Sandwich, MA; Linda nga Gulfport, Florida; Martha nga Connecticut; Ruth (e martuar me Tedin) në Hull, MA; si dhe Michael nga Palm Springs, California. Sam ka edhe shtatë nipër, mbesa e stërnipër. Vëllai i tij, Bill Simollari, një veteran i Forcës Ajrore së Shteteve të Bashkuara, i cili jeton në Stoughton, MA, mori pjesë gjithashtu në ceremoni./Illyria/ Ruben Avxhiu

g.kosovari

Next Post
Ndodh edhe kjo/ Lind një djalë me ngjyrë, gruaja thotë se fajin e ka burri që pi shumë kafe

Ndodh edhe kjo/ Lind një djalë me ngjyrë, gruaja thotë se fajin e ka burri që pi shumë kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In