• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Meçollari’/ A u kërcënua nga brenda PD ish gjenerali Xhemal Gjunkshi që ndryshoi dëshmi brenda 24 orëve?

by Java News
27/02/2018 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PD, gjeneral Xhemal Gjunkshi, ka ndryshuar qëndrim për të propozuarin si negociator për marrëveshjen me Greqinë Artur Meçollari, brenda 24 orëve.

Në një intervistë për median të publikuar sot, gjenerali-deputet thoshte se nuk kishte asnjë informacion nëse ka qënë Meçollari i akuzuar si spiun i një vendi të huaj dhe se ishte i vlerësuar nga SHBA.

Njëherësh nënvizonte se Artur Meçollari ishte personi më i përshtatshëm për të qënë në grupin negociator për marrëveshjen me Greqinë.

Mister mbetet që pas debatit të një nate më parë të Berishës në një emision televiziv, gjeneral Gjunkshi ka ndryshuar qëndrim.

Më konkretisht, gjeneral Xhemal Gjunkshi deklaroi në një intervistë për “Panorama”, se kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm të FA nuk ka parë ndonjë raport të SHIU-t, se Meçollari ishte spiun.

“Unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me largimin e tij nga shërbimi ushtarak. SHIU varej nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kishte lidhje me Shtabin e Përgjithshëm.

Unë personalisht nuk mbaj mend që të kem lexuar një raport apo informacion që Artur Meçollari ka bërë shkelje të detyrës apo ka bashkëpunuar me agjentura të huaja.

Nuk mund ta them këtë, sepse nuk e disponoj këtë informacion. Por si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi.

I pyetur nëse sheh paradoks te trajnimi i Meçollarit nga amerikanët dhe akuza për spiunazh, Gjunkshi tha se nuk i komenton dot akuzat.

“Këto nuk janë çështjet e mia, janë çështje të lidershipit që e ka marrë, sepse nga informacionet që kam unë, pas largimit, Meçollari nuk ka bërë një kallëzim në Gjykatë për largim të padrejtë nga puna.

Informacion të plotë për largimin e tij nga detyra ka komandanti aktual i Forcave Detare, zoti Ylber Dogjani, i cili ka pasur dokumentacionin e duhur për këtë rast”, tha gjeneral Gjunkshi në intervistë e dhënë një ditë më parë dhe botuar sot në gazetë.

Por ka ndryshuar qëndrim menjëherë ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, teksa ka qënë tepër i interesuar për të folur për mediat për ta bërë publik.

Sot praninë në grupin negociator me Greqinë të ekspertit detar Artur Meçollari, e ka kundërshtuar, ndërsa dje shprehej ndryshe.

Gjenerali që e ka lënë ushtrinë dhe është angazhuar në politikën aktive si deputet i PD në Qarkun e Dibrës thotë se e di arsyen se përse Artur Meçollarit iu ndërpre marrja e gradës gjeneral.

Papritur është kthjelluar dhe bëri publik edhe emrin e ushtarakut tjetër, që solli informacionet kompromentuese për Artur Meçollarin.

“Ai gjatë përballjes për t’u graduar me gradën e Gjeneralit në dosjen e tij personale u gjetën dokumenta kompromentuese, që nuk e lejonin që të avanconte më përpara.

Për këtë ka informacionin shumë të qartë komandanti i Forcës Detare, Ylber Dogjani, i cili në atë kohë kishte detyrën e komandantit të Qendrës Personel-Rekrutimit dhe ka sjellë vetë dokumentacionin për të”, thotë gjeneral Xhemal Gjunkshi, për mediat.

Deputeti gjeneral Xhemal Gjunkshi i njeh megjithatë ekspertit detar Meçollari përgatitjen profesionale si ushtarak detar, por është i prerë kur thotë se është i papërshtatshëm për të negociuar pikërisht me grekët çështjen e kufirit detar.

“Për mua është e prerë jo, për këta që janë në pushtet që e rikthyen dhe po e mbajnë, le të vazhdojnë me të”, thotë Gjunkshi në mënyrë të prerë.

Ndryshe nga intervista e dhënë 24 orë më parë dhe e botuar sot, Gjunkshi shprehet se Muçollari është i papranueshëm si negociator.

Kush e kërcënoi gjeneralin që ndryshon papritur qëndrim totalisht në vetëm në 24 orë?!(TemA)

Next Post
“Një zgjues për ty” i Çelës, në fakt është një zgjues për shqiptarët

“Një zgjues për ty” i Çelës, në fakt është një zgjues për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In