• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më zu goja lesh me këta burra me lesh

by Artan Lame
08/08/2021 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Në këtë vend njerëzia ushqehen vetëm me politikë. Hiqu ç’të duash, veç politikën jo. Hiqu bukën, pilafin, sushin, rrushin, qebapin apo tasqebapin, por politikën jo, pa të nuk e shtyjnë dot ditën.

Një takëm politikarësh pastaj, që e kanë kuptuar mirë këtë, kujdesen t’u japin sa të munden nga ky ushqim që gatuhet lehtë po që s’të ngop barkun. Media, që s’ka ç’bën tjetër, edhe ajo i shkon pas fillit kësaj pune dhe ulet të shesë politikë edhe ku s’ka.

Tani që të gjithë i ka zënë behari dhe janë lëshuar plazheve me këmbët lesh-mbuluar nxjerrë që t’u nxihen ndënë diell, është edhe më me rrezik që mileti të mbetet pa ushqimin e përditshëm të politikës dhe kjo është meraku më i madh i burrave hijerëndë e lesh-nxjerrë të politikës. Tani që jemi të ngeshëm, s’ka lajme për t’i tjerrë. Ndaj gazetat janë në gjueti të dëshpëruar për lajme, qoftë edhe një fije të vetme lajmi, për ta tjerrë e trashur pastaj si ç’ja dinë zamenë.

Edhe unë isha nisur t’i nxjerr këmbët e t’i nxij në diell, po dje u detyrova t’i vesh sërish pantallonat e gjata e të dal në televizor, për t’i dhënë miletit të Vunoit e të Dhërmiut lajmin e mirë që më në fund përfundoi procesi i regjistrimit të pronave në fshatrat e tyre dhe mund të aplikojnë për të marë tapitë e tokës, të bahçeve, të shtëpive të vjetra të ndërtuara në 300 vjet, e të shtëpive të reja të ndërtuara në këta 30 vjet. Eshtë një sfidë e jashtëzakonshme kjo punë, që askush – përfshirë edhe vetë hallexhinjtë – nuk e besonin dhe na shikonin si hajdutë deri ditën që marrin tapinë në dorë. Na shihnin si hajdutë, se kështu jua kanë bërë në të gjitha kohët, duke ju premtuar se do t’u japin tapitë dhe duke ju dhënë vetëm politikë. Ne bëmë tjetër punë, ju dhamë tapitë.

Mirëpo ky nuk është lajm që shet, se nuk ka politikë brenda. Kollaj ajo punë, ja gjejmë bidatin, politikën e fusim kollaj. Një gazetar më bën një pyetje koti për përgjimin e para 5 vjetëve; unë i kthej një përgjigje koti po për atë punë – se e kisha hallin te tapitë e sotme, jo tek çimkat e para 5 vjetëve – dhe gjithshka vajti në vend, fabrika e tjerrjes llafeve u vu në punë me rregjim të plotë.

Unë ndava tapitë në orën 11, thashë batutën për përgjimin në orën 12, mediat ja hodhën burrave lesh-nxjerrë e politikë-tjerrës në orën 13 dhe, që nga ai moment e dinë vetë ata zanatin. Topin e kapi opozita dhe filloi të tjerrë të njëjtën mesele pa Xhixhile. Gaz Bardhi nga plazhi i pare, bum bum bum më nj’anë. Pushon Bardhi, fillojnë portalet e opozitës: bam bam bam nga ana tjetër. Mbi llafet e tyre kodra pas bregut, vazhdojne analizat të dy Yjet, Manjani dhe Dylgjeri nga plazhi i tretë dhe i katërt: bim bim bim. Pastaj Vasili karafili, përr përr përr, e s’mbaron filli i kësaj pune.

Ore do thoni ju, po pse i shtrembëroj fjalët e tyre – se ata nuk kanë thënë bam e bum e bim, por fjalë e fjali të tjera. Aha, nuk e ha atë tekë unë, se sikur një gjysmë fjale të kthej, a të them, a të shpjegoj unë, do jetë thjesht tjerrja e radhës për burrat lesh-jashtë që të vazhdojnë: Lame i përgjigjet opozitës. Pastaj prapë: opozita i përgjigjet përgjigjes së Lames për përgjigjen e opozitës.

Dhe unë i ziu që nuk hapja gojë e nuk përgjigjesha, se nuk doja të ikte vëmendja nga puna e Vunoit e Dhërmiut, që njerezia të kuptonin se si aplikohet, ku duhej të venin për të parë hartat, sa do zgjaste afishimi e kështu me rradhë. Po të lenë rehat burrat këmbëleshjashtë!

Dhe kështu që thoni ju, historia e tapive u harrua e vajti për dreq. Me Vunjotasit dhe Dhëmiasit, që kanë 300 vjet që i ruajnë shtëpitë me pushkë në faqe e me hunj në dorë se mos ua marrin, nuk u mor fare njeri.

As nuk doli si lajm, se nuk bën lajm që mund të tirret nga burrat këmbëlesh, që punës që i thonë punë nuk i kanë thënë ndonjëherë merabah, por që të tjerrin lesh buzë detit, janë ustallarë. Se ja, më thoni ju, a ka ndonjë që do flinte i qetë, duke pritur që tapinë e shtëpisë t’ia bëjë apo Yll Dylgjeri, apo ndonjë naiv që të thotë me vete që “ah që nuk po vjen në pushtet ai Petrit Vasili që të na legalizojë shtëpinë”!

Ndaj, edhe ju burra këmbëlesh, kam shumë për t’ju thënë që ja fusni kot në ato që thoni, që s’kam thenë asgjë nga ato që thoni se thashë, por nuk ju them asnjë fjalë; se atë po prisni që të keni sebep për të folur prapë kur s’dini të bëni tjetër në jetë veç të tirrni leshin e të tjerëve, asnjë fjalë shpjegimi s’them! Asnjë gjysmë fjale nuk flas ku të shpjegoj se çfarë kam thenë në të vërtetë (këtu e 5 vjet të shkuara), se si duhen kuptuar gjërat bashkë dhe jo të shkëputen gjysma fjalie, ore fare as gëk as mëk.

Ose jo, jua them, veç me një kusht: Pranoni sefte të thoni bravo kësaj qeverie që ja dha tapitë atij mileti, bravo atyre djemve që brodhën derë më derë në pikë të vapës për të bërë hartat e letrat, bravo edhe ti Lame që ishe në krye të kësaj pune.

Po e thatë këtë, jam gati të vazhdoj të tjerrim muhabetin e leshit të deklaratës së para 5 vjetëve, e tha, si e tha, pse e tha, e kush e tha, e kujt ja tha. Ndërkaq edhe unë do kem hequr sërisht pantallonat e gjata të punës dhe do jem i ngeshëm si ju me brekë buzë detit t’u dëgjoj tek tirrni lesh.

Next Post
Edhe unë mbi çështjen Bregoviç

Edhe unë mbi çështjen Bregoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

December 26, 2025
Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

December 26, 2025
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

December 26, 2025
“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

“Kontrabandë mallrash”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, e pësojnë 8 persona! Një prej tyre doganier

December 26, 2025
Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

Gati 90 mijë makina të importuara deri në fund të nëntorit, kryesojnë ato nga Koreja e Jugut

December 26, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

December 26, 2025
Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Pamje e rrallë e bregdetit/ Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

December 26, 2025
Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

December 26, 2025
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com