Teksa Taulant Balla ka qenë duke folur LIVE për mediat, Monika Kryemadhi i ka qendruar gjatë gjithë kohës pas shpatullave në pritje për të marrë fjalën.
Por numri dy i PS ka ironizuar qëndrimin e Kryemadhit, teksa tha: Më vjen keq që gruaja e Presidentit po më bën ‘zhurmuesin’.
Pas kësaj deklarate, Balla është larguar ndërsa Monika Kryemadhi i ka rrahur shpatullat duke i thënë: “Nuk jam marrë as me gruan as me motrën tëndë”. Në këtë rast, kreu i LSI iu referua akuzave të përsëritura nga Sali Berisha në adresë të Ballës.
“Nuk të shpëton dot Edi Rama, Taulant” – tha Kryemadhi. Sipas saj, paratë e drogës po përdoren për vettingun. /javanews/b.d