• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më thanë të mendohesha mirë, ndoqa zemrën”, mesazhi i fortë i këtij çifti të veçantë

by A R
07/09/2018 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valentina dhe Mahmuti janë rasti tipik i dashurisë së vërtetë dhe të pakushtëzuar. Ata janë njohur së bashku krejt rastësisht 4 vite më parë dhe mesa duket fati kishte rezervuar që zemrat e tyre të bashkoheshin përgjithmonë.

Çifti ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Valentina kujtoi takimin e parë me Mahmutin dhe tregoi se mendimet e të tjerëve nuk e kanë ndikuar pasi është shumë e lumtur me të.

“Ne jemi martuar në korrik të këtij viti, por kemi qëndruar të lidhur 2 vite. Tek Mahmuti më pëlqeu gjallëria e tij, ishte shumë i veçantë, i gjallë dhe me sens humori. U bëra kureshtare dhe doja të rrija më shumë me të. Shumë njerëz të afërt më kanë thënë ta mendoj më shumë para se të vendos, por unë isha shumë e lumtur me Mahmutin dhe mendimet e të tjerëve nuk më kanë bërë shumë përshtypje”, tha Valentina.

Ndërkohë Mahmuti tregoi më tepër për aksidentin që e la atë në karrigen me rrota.

“Aksidenti më ka ndodhur 9 vite më parë, më 25 Gusht 2009. Kisha ardhur me pushime me familjen në Shqipëri dhe aty më ka ndodhur aksidenti. Aksidenti im ka qenë fat dhe fatkeqësi, sepse nga aksidenti unë kam humbur lëvizjet e trupit, por jo vetëdijen. Ne kishim marrë varkë dhe dolëm në det, unë mendova se ishte thellë aty ku ishim dhe jam hedhur me kokë dhe jam përplasur me rërën, por jo me forcë. Nga goditja kam lënduar unazën e 5-të në qafë dhe nga ai moment më janë prerë lëvizjet e trupit. Ka ardhur ambulanca dhe më ka dërguar në spital.Kur isha në Reanimacion mjekët më thanë se duhet të qëndroja aty 72 orë aty sepse jeta ime ishte ende në rrezik.

Nëse kalonin 72 orë atëherë do t’i mbijetoja vdekjes dhe më pas më prisnin sfida të tjera në jetë. Një javë më vonë jam operuar dhe pas operacionit mjeku më tha se do bëhesha mirë. Lajmin se nuk do të ecja më nuk ma thanë direkt. Pas një viti që bëja terapi e kuptova se gjendja ime ishte e rëndë dhe pse në ato kohë mendoja se do përmirësohesha. Pas një viti përmirësimet ishin shumë të ngadalta dhe aty e kuptova se jeta ishte ndryshe nga ç’e mendoja unë”, tregoi Mahmuti.

Ai tregoi po ashtu momente nga takimi i parë me Valentinën dhe se çfarë e tërhoqi atë tek ai. “Tek Valentina më ka pëlqyer fakti se ishte shumë inteligjente, e qetë dhe feminile dhe isha kureshtarë ta njihja. Pas shumë bisedave vendosëm të takoheshim për herë të dytë, të tretë dhe kështu me radhë”, shtoi ai.

Next Post
Doni të humbisni peshë duke ecur? Ja sa hapa duhet të bëni në ditë

OBSH: Gjysma e shqiptarëve nuk kryejnë aktivitet fizik, sëmundjet që rrezikojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In