• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Më tha djalin e madh nuk e kemi bashkë”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan: E kapa duke folur në telefon, pranoi tradhtinë

by S T
06/12/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur dëshmia e shqiptarit Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç nënën e dy djemve të tij, Alba Cenkon në Greqi, dhe e mbajti të fshehur për një javë trupin e saj të pajetë papafingon e shtëpisë së tyre, të mbështjellë me çarçafë dhe plasmas.

Në deklaratën e tij në polici, 39-vjeçari raportohet se ka thënë se konflikti me të shoqen sipas tij ka nisur në mesnatë, ku ka dëgjuar se ajo po fliste në telefon me një burrë. Cenko tha se gruaja është shprehur se do të merrte djalin e madh dhe do të largohej nga banesa.

“Ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30, u zgjova dhe pashë që ajo nuk ishte në krevat. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej, ndërsa zëri i një burri tingëllonte në anën tjetër të telefonit. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merrte fëmijën e madh dhe do të largohej”, ka thënë ai në polici.

Shqiptari Kastriot Cenko ka dëshmuar se atë natë gruaja i ka thënë se djali i madh nuk ishte fëmija i tij, dhe në atë moment ka marrë çekiçin dhe e ka goditur.

“Më tha që nuk kam para dhe nuk do të rrinte me mua. E pyeta “pse po na merr djalin e madh?” dhe më tha që këtë fëmijë nuk e bëri me mua dhe vetëm djalin e vogël bëmë bashkë, u hutova plotësisht dhe hapa çantën që marr në punë, të cilën e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita”, ka dëshmuar ai para oficerëve sipas mediave greke.

/S.T

Next Post
Për herë të parë nga marrja e detyrës, mblidhen në selinë blu drejtuesit politikë të qarqeve

Mandati i Olta Xhaçkës/ PD nuk pranon opinionin e Venecias, akuzon Spiropalin për dezinformim

Comments 1

  1. Babaxhan says:
    1 year ago

    Kerriç paske qene se dhe gomar sje bo akoma.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In