Naomi Campbell mbetet përherë joshëse dhe kurrë nuk i mungon vëmendja.
Ajo tërhoqi sytë e të gjithëve pasi dali nga një darkë në restorantin ekskluziv londinez Hakkasan të enjten në mbrëmje.
Me veshjen prej tyli të zi që lejonte t’i dukeshin të brendshmet, supermodelja 46-vjeçare dukej tmerrësisht seksi.