• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më të plakur e më të vetmuar, rezultatet e Censit e konfirmojnë: 1 në 5 individë në Shqipëri është më shumë se 65-vjeç

by S T
01/07/2024 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshës mbi 65 vjeç e lart. Me rritjen e moshës mesatare në vend në 42.5 vjet në 13 vitet e fundit por dhe zgjatjes së jetëgjatësisë, censi 2023 vuri në dukje se Shqipëria po pëson një tranzicion drejt një popullsie më të vjetër.

Ndonëse popullsia në moshë të vjetër është rritur ndjeshëm, mbi 61 mijë të moshuar jetojnë të vetmuar në banesat e tyre.

“Grupmoshat e mëdha kontribuojnë në plakjen e popullsisë ndikuar dhe nga migracioni në moshë riprodhuese dhe në impakt në rënie të lindshmërisë të gjithë këta tregues bëjnë të mundur plakjen e popullsisë”, tha Olta Caca. “Me anë të parashikimit tim del që në 83% të plakjes së popullsisë vjen nga emigracioni”, tha Arjan Gjonçaj

Një rrudhje e popullsisë por dhe braktisje e periferive nuk e ka penguar shtimin e banesave në vend, kryesisht të një banese të dytë. Censi 2023 nxori në dukje se janë mbi 1 milionë banesa të zakonshme në vend nga të cilat 33% janë të pabanuara.

Në një konferencë të zhvilluar rreth procedurës së censit 2023, drejtues të INSTAT së bashku me ekspertët ndanë edhe detaje të tjera sa I përket kohëzgjatjes së këtij procesit por dhe risive të përdorura në analizimin e të dhënave.

“Për çdo Institut Statistike është një arritje e madhe, janë rezultate finale dhe jo paraprake kemi bërë përpunimin e të dhënave rekord jo vetëm të atyre tani por dhe ato që do të dalin në tetor”, tha Elsa Dhuli, drejtore e Institutit të Statistikave.

Detajet e para të cens 2023 u publikuan në qershor teksa ky proces pritet të plotësohet me rezultatet finale në tetor.

Next Post
1569821454_kadare1-752×440

"U kthye në zëdhënësin e Kosovës në botë", shkrimtari: Kadare godiste diktaturën përmes metaforës dhe ironisë

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In