• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me sytë nga dera për të negociuar të huajt?!

by Ben Andoni
28/03/2019 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është thënë vazhdimisht dhe tashmë mbetet e konfirmuar nga vëzhgimet e politologëve vendas se gjendja dhe sjellja politike shqiptare është disi parapolitike. Djegia e mandateve dhe përpjekja për t’u faktorizuar e Opozitës, në kushtet e një përballje pa rrugëdalje me Maxhorancën, më shumë sesa risi negative e tregoi amullinë tonë dhe vështirësinë në arsyetimin normal politik. Veçse një politikë e bërë pa rregulla loje do të çonte drejt kësaj udhe. Ndoshta, në vend të PD-së dhe LSI-së, mund të ishte edhe vetë PS-ja. Po a mund të ketë një rrugëdalje?! Duket sesa më shumë afron 30 Qershori aq më shumë zvogëlohen mundësitë për të bërë eksperimente paqtimi, ndërsa të gjitha palët i kanë drejtuar sytë nga të huajt.

Përveç kësaj, Maxhoranca ka ulur tonet dhe madje mundohet të japë kudo tone paqtimi dhe bashkëpunimi, që në të vërtetë është i pamundur, teksa zëra në Opozitë kanë filluar ta arsyetojnë “gabimin”, kuptohet sipas mënyrës së tyre. Ish-ministri i Bujqësisë, Panariti, përfaqësues i LSI-së foli në një mënyrë me shumë ekuivokë për djegien e mandateve dhe rrugën sesi mund të arrihet kompromisi, ndërsa deputetët e PD-së e mbyllën gojën një ditë më parë, kur përfaqësuesi i lartë i Delegacionit Evropian i bëri bashkë me deputetët plangprishës. Të gjithë situatën e turbulloi, por në një farë mënyre edhe e përshpejtoi Ilir Meta, presidenti i vendit, teksa me një deklaratë të çuditshme hoqi paralele absurde për flijime dhe realitete junte nga koha e Aljendes në Kili.

Në këto kushte duket se të gjitha palët i janë dorëzuar procesit të ndërmjetësimit të të huajve. Maxhoranca e bën duke dashur të luajë me kartat ekzistuese, betejën normale në parlament dhe paqtimin për lëshime në Kodin Zgjedhor. Vetë Opozita duket se është duke harxhuar fishekët e fundit. Që nga protesta e të enjtes, PD-ja dhe Aleatët, në përgatitjes e protestës tjetër të madhe në Prill, që me shumë gjasa do të jetë e fundit para zgjidhjes, u duhet të bëjnë kalkulime shumë të kujdesshme, që të mos përfundojnë në një marrëveshje post-Çadra2.

Të huajt janë duke testuar dhe dashur që aktorët të lodhen dhe fillimin e paqtimit ta bëjnë me vetë veten e tyre, këtë e shikon nga kujdesi i deklaratave të diplomatëve të huaj në vend. Për fat të keq, vetë partitë e opozitës duket se po humbin fillin e përbashkët të kundërshtimit sepse tashmë zgjidhja, sido që të jetë, do të favorizojë thjesht të mëdhenjtë. Bën disi përjashtim LSI-ja, që ka nga radhët e veta dhe presidentin, parti e cila nuk mund ta harrojë kurrë këtë fakt sesi ka përfunduar në vitet e fundit falë llogaritjeve pa sens të liderave të saj. Në rast marrëveshje, PD-ja do të marrë më të madhen pjesë të marrëveshjes pas sakrificës gati sublime që ka bërë me djegien e mandateve. Kjo e bën rolin e presidentit Meta disi të pamundur sa i përket  marrëveshjes, kurse delegimi i pajtimit do të mbetet pa asnjë dyshim tek të huajt, ata që në fund ulin në tryezë politikanët shqiptarë për t’i kthyer nga fillimi i paradokseve të tyre me ndonjë eksperiment të ri. Tek e fundit, të gjithë duket se po presin me sytë nga dera të huajt. (Javanews)

 

 

Next Post
“Zëri i Amerikës”/Lobimi në SHBA, Basha refuzon të shkojë në Prokurori

FOTOT/ Mediat greke: Athina zyrtare duhet të investohet tek Lulzim Basha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In