• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më surprizoi urimi i Dukës për PS-në, ishte denoncuesi më…”/ Paloka i zhgënjyer nga aleati i tij: Më 25 prill s’kishte zgjedhje

by Java News
04/05/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka  nga Radar Informativ në ABC ka bërë me dije se Partia Demokratike nuk do i njohë zgjedhjet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e qartë mënyra se si u bë e gjithë fushata zgjedhore e 25 prillit , sipas tij PD po grupon të gjithë faktet për të vërtetuar se ky ishte një proces i korruptuar dhe i vjedhur.

Paloka ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se vendimet e tyre për të qenë në parlament ose jo do të vendoset hap pas hapi, dhe mbi të gjitha ato po presin raportin e OSBE-ODIHR.

“Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje.

Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s’duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi.

Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s’do e kishe kuptuar.

Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike”, ka thënë Paloka.

Ndër të tjera në intervistën e tij për gazetaren Jonida Shehu, Paloka ka komentuar deklaratën e Agron Dukës, ku theksoi se u ndie i surprizuar nga urimi i tij për PS-në.

“Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin.

Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së.

Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane.

Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës”, ka thënë ndër të tjera Paloka.

g.kosovari

Next Post
‘Defender 21’ bën bashkë Metën dhe Ramën pas tensionit të zgjedhjeve/ Kim ulur në anën e kryemistrit

‘Defender 21’ bën bashkë Metën dhe Ramën pas tensionit të zgjedhjeve/ Kim ulur në anën e kryemistrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In