• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me standardin “Lleshi”, Meta nuk duhet ta dekretonte Tushën

by Java News
12/11/2018 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga tonet e larta politike, komunikimi mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm po bëhet me shkresa. Këto të fundit i kanë zënë vendin bisedave kokë më kokë apo kërkesave për të folur me dyer të mbyllura.

Presidenca publikoi listën e pyetjeve, ndërsa kryeministria përgjigjet e premtuara. Nga shqetësimi i presidentit duket se gjithçka lidhet me statusin e gjeneral Sandër Lleshit. Kreu i shtetit ka ngritur pikëpyetje në lidhje me gradën gjeneral që mban ende Sandër Lleshi, i cili edhe pse nuk është më i angazhuar në Forcat e Armatosura prej 5 vitesh, ka fituar një gjyq me ish presidentin Nishani, pasi ky i fundit e ka shkarkuar si gjeneral, për arsye që gjykata i ka konsideruar të paligjshme.

Rama komentoi publikimin e përgjigjieve të tij, të cilat nuk i lënë asnjë shteg interpretimi të ndryshëm Presidentit të Republikës. Për të kaluar një hap para në shahun polkitik, kryeministri i ka dërguar Presidentit një kërkesë të vetë zv/ministrit të Brendshëm, për ta ç’dekretuar atë si gjeneral në rast se Presidenti do ta shohë të nevojshme. Kjo lëvizje duket se i mbyll Presidentit çdo hapësirë interpretative edhe pse, vetë Presidenti i Republikës me dekretimin e zonjës Vitore Tusha si kandidate e propozuar për KLSH, e ka mbyllur vetë debatin e sajuar po prej atij vetë.

Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Meta nuk i ka kërkuar asaj të dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese për t’u bërë kandidatja e tij për KLSH. Kjo duhet të ndodhë vetëm pasi dhe nëse Vitore Tusha merr miratimin e Kuvendit, sepse deri kur ajo nuk është ngarkuar zyrtarisht me një detyrë të re, s’ka asnjë mosperputhje mes detyrës që ajo kryen aktualisht dhe detyrës për të cilën është propozuar.

E njëjta gjë vlen edhe për gjeneral Sandër Lleshin, qoftë edhe sikur ai sot të ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë ngërç të krijuar mes Presidentit dhe Kryeministrit ka ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar që kërkon zgjidhje sa më parë, pasi të gjithë po e vënë theksin te një Ministri e Brendshme funksionale në luftën me krimin në këtë moment të rëndësishëm.

Top Channel

Next Post
Tre vite rrogë në Shqipëri janë sa një natë në hotel e CR7

Tre vite rrogë në Shqipëri janë sa një natë në hotel e CR7

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In