Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga investimi më i fundit në fushën e arsimit në Shezë të Peqinit, ku është ndërtuar një shkollë e re me standarde bashkëkohore.
Në postimin e tij, Rama thekson se tashmë komuniteti ka në dispozicion “një shkollë dinjitoze me standardet më të mira”, ndërsa krahas saj është ndërtuar edhe një kopsht i ri për fëmijët, si dhe terrene sportive.
“Tashmë një shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, me standardet më të mira. Së bashku me shkollën është ndërtuar edhe kopshti i ri për fëmijët, si dhe terrene sportive
Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Peqin i jep Shezës kushte më cilësore në arsim dhe krijon një hapësirë të re zhvillimi për të gjithë komunitetin“, shkruan Rama.
Investimi synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore në zonë dhe ofrimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe banorët e komunitetit.











