• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Me spitale të boshatisura/ Kush ishte suksesi i Kalifornisë në luftën përballë koronavirusit

by Java News
11/04/2020 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një veprim relativisht i shpejtë në Kaliforni për të mbyllur bizneset dhe për të urdhëruar banorët që të qëndrojnë në shtëpi ka zvogëluar pandeminë e koronavirusit dhe ka lënë shumë spitale kryesisht bosh, në pritje për një rritje që nuk ka ardhur ende.

Ky mesa duket është sekreti që Kalifornia ka përballë koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra të vdekur në SHBA, sidomos në Nju Jork.

Suksesi fillestar i mbylljes së paparë të shkollave, bizneseve dhe institucioneve të tjera ka kënaqur ekspertë dhe zyrtarë të shëndetit publik, duke bërë thirrje për të mbajtur kufizimet në vend, të paktën brenda majit, për të ndihmuar në çimentimin e përparimit.

Nga dje, Kalifornia raportoi 584 vdekje gjatë dy muaj e gjysmë, më pak se Nju Jorku që përjetoi në një ditë të vetme, të mërkurën, kur 799 persona vdiqën nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Kalifornia kishte mesatarisht 43 vdekje në ditë gjatë javës së kaluar, pa rritje të viktimave.

Nju Jorku u bë epiqendra e sëmundjes në SHBA për shkak të disa faktorëve.

Virusi arriti atje më herët se gjetkë dhe në më shumë lokacione.

”Nju Jorku është qyteti me popullsinë më të dendur se çdo qytet tjetër i SHBA. Ai varet më shumë nga transporti publik, duke i afruar njerëzit pranë njëri-tjetrit dhe ishte pas  Kalifornisë dhe Uashingtonit në vendosjen e kufizimeve në lëvizjen publike”, thotë Nicholas Jewell, biostaticien i Universitetit të Kalifornisë.

Jewell dhe vajza e tij, Britta, një epidemiologe e sëmundjeve infektive në Londër, krijuan një model të patogjenit që tregoi se distancimi fizik luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e numrit të vdekjeve nga infeksioni.

“Vetëm vendosja e këtyre kontrolleve në një ditë të vetme bën një ndryshim të madh në shkallët e rritjes”, thekson Nicholas Jewell.

Shtatë qarqe në zonën e Gjirit të San Franciskos urdhëruan banorët dhe bizneset që të mbyllen më 16 mars, ditën kur numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kaliforni u dyfishua nga gjashtë në 12.

Tre ditë më vonë, guvernatori Gavin Newsom e shtriu mbylljen në të gjithë shtetin, me numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vetëm 19.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo vendosi një urdhër të ngjashëm më 20 mars, kur shteti i tij tashmë kishte regjistruar 43 vdekje nga koronavirusi, ndërsa guvernatori i Floridas, Ron DeSantis nuk vendosi një urdhër qëndrimi në shtëpi deri më 1 prill.

Në Kaliforni, efekti i ndalimqarkullimit është i dukshëm. San Françisko kishte regjistruar 13 vdekje deri ditën e enjte, duke shtuar një deri në tre viktima shtesë në ditë gjatë javës së fundit. Sakramento ka numëruar 24 vdekje. Orinxh Kaunti nuk ka parë rritje të numrit të të vdekurve prej 17 personash që prej tri ditësh.

“Distancimi fizike po funksionon. Ai ka funksionuar deri më sot dhe po funksionon ende. E  rëndësishme është që distanca fizike të mbetet në vend në mënyrë që të zvogëlohet jo vetëm tendosja në sistemin spitalor, por më e rëndësishmja edhe numri i përgjithshëm i infeksioneve”, thotë Christina Ghaly, drejtoreshë e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore të Los Anxhelesit.

“Absolutisht, distancimi fizik është arma e vetme më e rëndësishme që ne kemi në arsenalin tonë për të luftuar virusin”, shton ajo.

g.kosovari

Next Post
CEFTA/ Ahmetaj: Projekt për lehtësimin e tregtisë, zgjerim të tregut të investitorëve

Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë të BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini tek ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, sinoptikania: Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

January 26, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

January 26, 2026
Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

January 26, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

PD dështoi ta bashkonte opozitën, ‘Shoqëria Civile’ del me propozimin: Duhet një tryezë ku…

January 26, 2026
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

January 26, 2026
“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In