• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Më shumë vaksina për BE, dy fabrika të reja në punë

by Java News
31/03/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe Holandë pritet të përshpejtojnë furnizimin me vaksinën, shpreson BE. Ndalimi i eksportit për Britaninë e Madhe konsiderohet madje si hap i vonuar.

Fabrika e vaksinës “Halix” në Leiden, Holandë arriti të premten e kaluar të marrë nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA lejen për prodhim. Në Leiden koncerni “AstraZeneca” prodhon prej javësh me intensitet të lartë, por certifikimin për këtë fabrikë koncerni suedezo-britanik e kishte kërkuar me vonesë tek EMA. Pse ka ndodhur kjo, nuk dinin të jepnin përgjigje as funksionarët e BE. Tani dozat e prodhuara ndërkohë nga AstraZeneca mund të shpërndahen më shpejt nga Leiden. Se sa doza vaksine ka aty nuk është e qartë, por eurokomisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides tha në Bruksel, se koncerni tani duhet të përmbushë shpejt detyrimet e tij. “Ne presim tani, që vaksinat që prodhohen në këtë fabrikë në ditët e ardhshme të shpërndahen tek shtetet anëtare, si pjesë e detyrimit kontraktor dhe pohimeve nga AstraZeneca për qytetarët në Europë.”

AstraZeneca problematike

Komisioni Europian akuzon AstraZenecan se nuk e përmbush kontratën e nënshkruar me BE. Në gjysmën e parë të viti 2021, kjo firmë do duhej të furnizonte BE me 300 milionë doza. Por vetëm pas një grindjeje të ashpër ky koncern premtoi vetëm 100 milionë doza. Realisht deri më tani AstraZeneca ka dorëzuar vetëm 13 milionë doza të vaksinës, sipas KE. Ajo që e zemëron më shumë Brukselin është se AstraZeneca kontratën e saj me Britaninë e Madhe e përmbush pa probleme. Tek furnizimi tjetër i AstraZeneca mund të bëjnë pjesë edhe 29 milionë dozat që autoritetet italiane gjetën javën që shkoi në një fabikë mbushëse në afërsi të Romës. Firma pretendon, se këto 29 milionë vaksina janë prodhuar në Leiden dhe janë sjellë vetëm për t’u mbushur në Itali. Aty ato presin vetëm për kontrollin e cilësisë, e kjo mund të bëhet shpejt, sepse fabrika prodhuese në Halix, Leiden tanimë i përmbush të gjitha kërkesat europiane. Rreth 16 nga 29 milionë doza, sipas AstraZenecas do të shkojnë për vendet e BE. 13 milionë dozat e tjera janë si furnizim për iniciativën Covax të Kombeve të Bashkuara, me të cilën do duhet të furnizohen 92 vendet më të varfra.

EMA pret që prodhimi dhe shpërndarja e vaksinës së AstraZenecas të rritet masivisht në BE. Deri tani AstraZeneca kishte vetëm tre fabrika prodhuese nën kontratë, një në Belgjikë, një në Britaninë e Madhe dhe në SHBA.

Ndërprerja e eksporteve në Britaninë e Madhe

Me rregullat e reja për kufizimin e eksporteve nga BE, mundet që Komisioni Europian t’ia dalë tani që asnjë vaksinë nga fabrikat kontinentale të AstraZenecas në Europë të mos shkojë në Britaninë e Madhe apo Irlandën e Veriut. Mbretëria e Bashkuar ka marrë në muajt e fundit 21 milionë doza nga prodhimi në BE, megjithëse në Britaninë e Madhe vetë prodhohet vaksinë, dhe AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE. Krerët e shteveve dhe qeverive të BE vendosën në samitin e fundit t’i japin fund kësaj praktike. Për sa kohë që AstraZeneca nuk i përmbush kontratat me BE, nuk do të eksportohet më, veçse për vendet pritëse të iniciativës Covax. Krahas Britanisë së Madhe vaksinë nga BE ka marrë edhe Kanadaja, Australia.

Fabrika e re e BioNTech Pfizer

Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dha tani lejen edhe për fabrikën prodhuese të firmës “Comirnaty” që do të prodhojë vaksinën e BioNTech Pfizer në qytetin gjerman, Marburg. Me këtë mund të zgjerojë tani prodhimin e vaksinës edhe BioNTech Pfizer. Por ky koncern nuk pritet të kufizime në eksport, sepse deri tani përmbushen detyrimet e kontratave. EMA tani rekomandon që dozat e vaksinës të BioNTech tani nuk ka nevojë të ruhen në temperatura minus 70 gradë, por minus 15 deri në minsu 25 gradë për dy javë. Kjo do ta lehtësonte shpërndarjen e vaksiësn, bëri të ditur EMA. Ekspertët në Bruksel kishin kohë që e kërkonin këtë hap. Në SHBA për shembull, kjo vaksinë po jepet masivisht dhe ruhet në temperatura minus 15 gradë.

Me fabrikën në Marburg BioNTech Pfizer ka katër fabrika prodhuese në BE. Deri në fund të vitit koncerni do të ofrojë 500 milionë doza në BE. Që javën e kaluar, EMA dha lejen e prodhimit për një fabrikë të re të vaksinës së Modernas në Visp, Zvicër. Edhe Moderna mund të rrisë kështu prodhimin në BE, bëri të ditur agjencia EMA.

Prodhuesi i katërt prodhon në Spanjë

Ndërkohë që repartin prodhues të prodhuesit të katërt të vaksinës, Johnson&Johnson në Sant Joan Despi në Spanjë, e vizitoi së fundi komisioneri i BE, Thierry Breton, i cili drejton grupin e punës së vaksinës të BE. Breton premtoi se nga kjo fabrikë në tre muajt e ardhshëm do të ofrohen 55 milionë doza. Në tremujorin e tretë do të ofrohen pastaj 120 milionë doza. Vaksina e Johnson&Johnson ka avantazhin se jepet vetëm një herë. Sipas të dhënave të Breton 52 prodhues farmaceutikë në BE prodhojnë tani vaksinat e lejuara. Deri në fund të vitit do duhet që në BE të prodhohen 2-3 miliardë doza vaksina. Me këtë Europa është rajoni që prodhon më shumë vaksina në botë. Aktualisht EMA verifikon lejen e vaksinës ruse, Sputnik V. Merkel ka bërë të ditur, se nëse kjo vaksinë merr lejen dhe blihet nga BE, Gjermania do ta përdorë atë. Një zëdhënës i qeverisë nuk lejoi që diskutimet ideologjike apo politike të ndikojnë tek vaksina. Për Merkelin vlen: “vaksinim, vaksinim, vaksinim.”/DW

g.kosovari

Next Post
Aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë/ Bashkë me të dhe 3 të tjerë

Aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë/ Bashkë me të dhe 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

Publikohet testamenti i Jeffrey Epstein, e nënshkroi dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli

January 31, 2026
I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

I doli emri në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In