• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se tre milionë të vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën

by
18/04/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i frikshëm i të vdekurve pas infektimit me virusin korona vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas të dhënave të fundit të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, numri i vdekjeve të regjistruara nga virusi korona nö botö u rrit nga dy në tre milion brenda tre muajve.

Deri tani, po sipas të dhënave të universitetit amerikan, në të gjithë botën ka pasur më shumë se 140 milionë infektime të konfirmuara me virusin Covid-19. Ekspertët supozojnë se duhet të ketë edhe një numër të lartë rastesh të paraportuara të infeksioneve dhe të vdekjeve. Numri i infeksioneve të njohura aktualisht është rreth 730,000 në ditë.

Faqja e internetit të Universitetit Johns Hopkins azhurnohet rregullisht me të dhëna të reja dhe tregon një nivel më të lartë infektimesh dhe vdekjesh sesa shifrat zyrtare që publikon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Lajmi i mirë: atje ku bëhen shumë vaksinime, shifrat bien

Zhvillimet në vendet e ndryshme shfaqin dallime të konsiderueshme edhe për shkak të vaksinimeve. Falë fushatave masive të vaksinimit Izraeli dhe Britania e Madhe e kanë tani kryesisht nën kontroll krizën shëndetësore. Edhe në Kili dhe SHBA vaksinimet tani kanë avancuar mirë, gjë që duhet ta ngadalësojë më tej pandeminë.

Kurse në rajone të tjera të botës gjendja është përkeqësuar jashtëzakonisht. Shumica e infeksioneve të reja janë raportuar kohët e fundit nga India, Brazili dhe Turqia. Brazili tani raporton një mesatare prej rreth 3,000 vdekjesh në ditë, më shumë se dy herë më shumë se në mes të shkurtit.

Në Indi numri i vdekjeve u rrit në 1.000 në ditë, nëntë herë më shumë se në fillim të marsit. Numri i njerëzve që infektohen çdo ditë me virusin në Indi u rrit nga 15.000 në fillim të marsit në mbi 188,000 së fundmi. Numri i infeksioneve të reja në Turqi u rrit në më shumë se 60.000 raste në ditë këtë javë.

Që nga fillimi i pandemisë shumica e vdekjeve të lidhura me sëmundjen COVID-19 janë raportuar në Shtetet e Bashkuara, ku që nga fillimi i vitit të kaluar kanë vdekur 566.000 vetë. Brazili, ku sipas të dhënave kanë vdekur rreth 369.000 vetë, renditet në vendin e dytë. Meksika deri tani ka raportuar më shumë se 211.000 vdekje, kurse India 175.000.

Në Evropë shumica e vdekjeve nga korona janë regjistruar në Britaninë e Madhe: 127.000 vetë, pasuar nga Italia (116.000), Franca (100,000) dhe Gjermania (80.000)./DW

Next Post
KQZ regjistron kandidatët për këshilltarë të Bindjes në Libohovë, rrëzohet KZAZ-ja

Patozi thirrje qytetarëve: Mos qëndroni në shtëpi, votoni për të ardhmen e familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In