• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se një mirënjohje popullore për Shkëlzen Dolin

by Mentor Kikia
05/06/2016 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Kemi shumë çtë kritikojmë këtu, çdo ditë. Por unë sot dua të them dy fjalë për një punë të mrekullueshme, për një artist të mrekullueshëm. Unë nuk jam muzikolog dhe njohuritë e mia në këtë fushë nuk shkojnë përtej admirimit, ndaj dhe nuk dua të bëj gjithologun, por dy fjalë doja ti shkruaja për atë që bëri e po bën violinisti Shkëlzen Doli dhe drejtuesi i ri Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Gerti Druga.

Koncerti i tij(tyre) të shtunën në TKOB, ishte më shumë se një mrekulli. Por ishte edhe më shumë se një koncert, që shfaqet një herë dhe mbetet një kujtim i bukur. Shkëlzen Doli prezantoi një markë, stampën e re për muzikën tonë popullore, e cila është edhe më e kërcënuar se objektet e trashëgimisë kulturore, për të cilat flitet çdo ditë.

Në kushtet kur komercializmi e ka shndërruar muzikën popullore në mall mejhanesh, ku përpunimi alla tallava apo turbo-folk, është bërë normë nga dasmaxhinjtë e lagjeve deri tek ahengxhinjtë e televizioneve, Shkëlzen Doli kishte krijuar një standard të ri.

Ai kishte dedhur në telat e violinës edhe vallen burrërore të Osman Takës, edhe vallen e nuses së Shqipërisë së Mesme, edhe çiftelinë e Tropojës dhe Gjakovës, edhe daullen, edhe klarinetën, edhe kabanë e Përmetit, edhe ison vajtuese të Çamërisë, edhe këngën qytetare shkodrane, edhe këngën qytetare të Elbasanit.

Ai kishte “futur” brenda atij instrumenti magjik tërë këngën popullore, për të na e sjellë edhe më të bukur, edhe më të pastër, edhe më të mrekullueshme.

Një përpunim gjenial nga Druga, pa i prekur as “qimen”, por sjellë modernisht në mënyrë të shkëlqyer.


Mirënjohje për artistë të tillë, që violinën e orkestrës së Vjenës, ia vë në shërbim këngës popullore.

Next Post

Ja 15 hile psikologjike... që duhet t'i dini patjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In