Maturantët e këtij viti, do të kenë më tepër sasi pyetjesh në provimet e tyre. Kurrikula e re që po përdoret në gjimnaze, do të sjellë edhe ndryshimin për maturantët e 2019-s. Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha se këtë vit testi do të jetë i dizenjuar ndryshe.
Faza e parë e regjistrimit të maturantëve ka përfunduar. Për testet e reja Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, tha se është bërë pilotimi në disa shkolla.
Kontrolli i testeve në mënyrë dixhitale po shihet si një mundësi nga ministria e Arsimit për ta aplikuar për maturantët e këtij viti.
Më 7 qershor nisin provimet e maturantëve të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.
g.kosovari