• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Më shumë hyrje ilegale sesa dëbime nga Gjermania, shqiptarët të katërt në listë

by Java News
27/12/2019 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqetësim në Gjermani për hyrjet ilegale në vend përmes aeroporteve. Shqiptarët renditen të katërtit në listën e hyrjeve pa leje. Në 2019-n numri i hyrjeve ilegale ka qenë më i madh se ai i dëbimeve nga Gjermania.

Sipas raportimeve të grupit mediatik gjerman, “Funke Mediengruppe” numri i hyrjeve të palejuara në Gjermani krahasuar me atë të dëbimeve ka qenë më i lartë. Nga janari në tetor 2019 autoritetet gjermane kanë regjistruar afër 21.000 dëbime nga Gjermania, 1000 vetë më pak, se vitin e kaluar. Kundrejt kësaj shifre qëndrojnë afër 33.000 hyrje ilegale në Gjermani në këtë vit. Vetëm në nëntor policia federale ka regjistruar afër 3.700 hyrje ilegale. Megjithatë parë në tërësi, gjatë këtij viti numri i hyrjeve ilegale ka shënuar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Sipas Policisë Federale gjermane personat që hyjnë ilegalisht në Gjermani në tre tremujorët e parë të këtij viti vijnë kryesisht përmes aeroporteve, 9.183 vetë. Ky mbetet problemi i vazhdueshëm i pazgjidhur i Gjermanisë. Pas kalimit të kufirit, hyrjes në Gjermani dëbimi i tyre bëhet shpesh shumë i vështirë, për shkak të pretendimeve ligjore që ngrihen sipas rastit, vërejnë mediat gjermane. Por edhe përmes kufirit gjermano-austriak hyjnë pa leje mjaft persona në Gjermani, 8.344 këtë vit, si edhe përmes kufirit gjermano-çek.

Sipas të dhënave të autoriteteve shumica e personave që hyjnë pa leje vijnë nga Afganistani (2.399), nga Nigeria (2.133), Turqia (1.721), Shqipëria(1.682) dhe Iraku (1.651).

Policia Federale gjermane flet për “një stanjacion të shifrave të kthimit” për personat pa të drejtë qëndrimi dhe përmend si arsye një “masë të madhe” të dëbimeve të pezulluara nga landet. Presidenti i Policisë Federale, Dieter Romann kritikoi po ashtu se landet ofrojnë një numër të vogël vendesh burgimi për personat që duhen dëbuar. “Matur me shifrën e 248.000 personave nga shtete të treta që duhen dëbuar, 577 vende burgimi që kanë landet janë shumë pak”./DW/

Next Post
Dhjetori mbyllet me diell, por moti do jetë i ftohtë. Temperaturat nga minus 6 deri në 10 gradë

Dhjetori mbyllet me diell, por moti do jetë i ftohtë. Temperaturat nga minus 6 deri në 10 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In